POLITIKA

SHBA dënon incidentet e dhunshme në veri të Kosovës

Shtetet e Bashkuara kanë dënuar incidentet e dhunshme që kanë ndodhur ditëve të fundit në veri të Kosovës, tha një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit për Zërin e Amerikës.

“Përdorimi i eksplozivëve nuk është kurrë një metodë e pranueshme proteste dhe rrezikon jetën e njerëzve të pafajshëm”, tha zëdhënësi.

Ai shtoi se “Shtetet e Bashkuara vazhdojnë t’u bëjnë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të ushtrojnë përmbajtje dhe të shmangin çdo veprim apo deklaratë që do të përshkallëzonte më tej tensionet”.

Ndërkohë vijojnë tensionet në veri të Kosovës. Mbrëmjen e 9 dhjetori janë dëgjuar shpërthime në Mitrovicë të Veriut.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se brenda dy ditëve të fundit janë arrestuar dy serbë, që ishin në kërkim për sulme ndaj zyrtarëve policore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *