POLITIKATË FUNDIT

Qeveria propozon të afërmin e Ziadin Selës, Idri Istrefin në vend të Bujare Abazit te Posta e Maqedonisë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut pas rekomandimit të Ziadin Selës për shkarkimin e Bujare Abazit nga Posta e Maqedonisë, , ka propozuar që në vend të saj të emërohet Idri Istrefi nga Struga, i afërt i Ziadin Selës dhe Krenar Llogës!

Përndryshe Idri Istrefi ishte kandidat për kryetar komune nga rradhët ei ASH-së në zgjedhjet lokale të vitit 2021 dhe i mbështetur fuqishëm nga VMRO-DPMNE dhe kryetari i tyre Hristijan Mickovski.

“Qeveria ka vendosur t’i rekomandojë Këshillit Mbikëqyrës të Shoqërisë Aksionare shtetërore për qarkullim postar ‘Posta e Maqedonisë së Veriut’ – Shkup që të tërheqë Bujare Abazin, anëtare e Bordit Drejtues – e cila mban titullin drejtor gjeneral, dhe si anëtar i Bordit Drejtues të Shoqërisë Aksionare për komunikacion postar ‘Posta e Maqedonisë së Veriut’ në pronësi shtetërore – Shkup të zgjedhë Idri Istrefin”, thuhet në njoftimin e qeverisë./fol.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *