Geer: Të luftohet korrupsionin përmes institucioneve shtetërore
Maqedonia e Veriut duhet të zgjedhë nëse do të ecë përpara, do të merret me vendosmëri me korrupsionin ose do të lejojë që skemat e korrupsionit të zënë rrënjë edhe më shumë. Këtë e theksoi sot ambasadori evropian, David Geer, në një konferencë për media para takimit me institucionet që kanë kompetencë të merren me korrupsionin. Në këtë takim u shqyrtuan vërejtjet nga Raporti për progresin në reforma të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i përgatitur nga Komisioni Evropian, transmeton Portalb.mk.
Sipas Geer, gjëja më e rëndësishme është luftimi i korrupsionit përmes institucioneve shtetërore.
“Ajo luftë duhet të bëhet përmes ligjeve dhe kodeve të sjelljes, që do të thotë stimuj për promovimin e shërbimeve dhe sanksione serioze për sjellje korruptive. Do të thotë zbatim. Kjo do të thotë, kur dikush zë në mënyrë të paligjshme një tokë dhe ndërton, prokuroria duhet të veprojë dhe gjykatat duhet të reagojnë shpejt, pavarësisht se kush është ai person dhe sa ndikues është”, theksoi Geer.
Ai tha se sistemet kryesore të integritetit duhet të forcohen përmes reformave të sistemeve të prokurimit dhe menaxhimit financiar në vend.
“Transparencë dhe zhvillim më i madh i kapaciteteve të institucioneve shtetërore për auditime dhe antikorrupsion. Bëhet fjalë për partneritet me biznese, si dhe partneritet me media të lira dhe profesionale që do të ndjekin standardet më të larta, që do të jenë pa kërcënime, fyerje apo ryshfet në çdo formë”, tha Geer.
Ndryshe, sot nga Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit (KSHPK), me rastin e Ditës Botërore Kundër Korrupsionit, gjatë një takimi me gazetarët deklaruan se e përshëndetin ardhjen e ekipit amerikan për vështrim më agresiv ndaj funksionarëve të korruptuar, por, njëkohësisht kjo është dështim për politikën.
Në raportin e organizatës “Freedom House” për Vendet në Tranzicion, publikuar në prill të këtij viti, Maqedonia e Veriut u radhit në grupin e regjimeve hibride/demokraci në tranzicion. Nuk ka përmirësime.
Organizata Transparency International në janar të këtij viti, nxori raportin e vitit për Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit në botë në të cilin theksohej se Maqedonia e Veriut ka një indeks 39, së bashku me Kosovën, dhe është në gjysmën e fundit të tabelës së 180 vendeve në botë.
Analiza e Youth Alliance në të cilën kanë marrë pjesë mbi 440 të rinj nga RMV tregon se pikërisht për shkak të shkallës së korrupsionit, katër nga dhjetë të rinj do ta braktisnin shtetin, ndërsa çdo person i tretë i ri konsideron se pikërisht korrupsioni është motivimi kryesor që të inkuadrohet dhe të kontribuojë në luftën kundër veprimeve korruptive. Vetëm katër për qind e të rinjve mendojnë se gjendja e këtillë i detyron të bëhen pjesë e zinxhirit të korrupsionit.
- LEXO: “Metamorfozis”: Të shënojmë Ditën ndërkombëtare kundër korrupsionit duke punuar së bashku për çrrënjosjen e korrupsionit
- LEXO: E përshëndesim ekipin amerikan kundër korrupsionit, por ardhja e tyre në RMV është dështim për politikën, thonë nga Antikorrupsioni
- LEXO: TI: RMV-ja shënoi përmirësim prej katër pikëve në indeksin e korrupsionit
- LEXO: Transparency Maqedoni: Reformat në urbanizëm proces i gjatë, duhet të ketë vullnet tek autoritetet shtetërore për të ulur korrupsionin
- LEXO: Analizë: Korrupsioni arsyeja kryesore për shpërngulje të të rinjve nga RMV
- LEXO: Një ekip amerikan do të hetojë funksionarët e korruptuar në Maqedoni
- LEXO: Ageler: Edhe pse hapëroni në rrugën drejt BE-së, korrupsioni vazhdon ta pengojë progresin
- LEXO: Ambasadorja amerikane Aggeler: Korrupsioni po ju pengon, mosndëshkimi duhet të marrë fund
F. Xh. Send an email 21:31, 09-12-2022