INTERESANTETË FUNDIT

Gjërat që nuk duhet t’i bëni kurrë në aeroplan

Gjërat që nuk duhet t’i bëni kurrë në aeroplan

Për shumë ne mund të jetë hera e parë që udhëtojmë me aeroplan.

Kështu, mund të mos i dimë shumë rregulla të pashkruara se si duhet të sillemi në bordin e aeroplanit, transmeton Telegrafi.

Është shumë e rëndësishme që ne ta edukojmë veten në këtë drejtim për të shmangur çfarëdo lloj momenti të sikletshëm apo ndonjë veprim që mund ta rrezikojmë vetveten.

Por, cilat janë gjërat që nuk duhet t’i bëjmë kurrë në aeroplan? Këto janë këshillat që japin ekspertët e fluturimit.

Asnjëherë mos shkoni zbathur në tualet, vishni këpucët

Shumë prej pasagjerëve heqin këpucët për të qëndruar më rehat gjatë fluturimit, por është mirë të mbathni këpucë nëse shkoni në tualet.

Kjo pasi dyshemetë mund të jenë të lagura me ujë, dhe kush e di me çka tjetër. Prandaj, vishni këpucët.

Mos u ngrini nga ulësja, përpara se aeroplani të mbërrijë tek porta

Gjëja tjetër që nuk duhet të bëni si pasagjer është që mos ngriheni nga ulësja përpara se aeroplani të mbërrijë tek porta; e sidomos kur e keni të vendosur rripin e sigurisë.

Sipas ekspertëve, pasagjerët nuk duhet kurrsesi të heqin rripin e sigurisë kur aeroplani është ende duke lëvizur në pistën e aterrimit.

Kjo sipas tyre është një veprim shumë i rrezikshëm për pasagjerët.

Asnjëherë mos u frikësoni nga turbulencat – aeroplani është ndërtuar për të përballuar gjëra edhe më të këqija

Turbulenca është bezdi për shumicën, por kjo nuk do të thotë se aeroplani do të bie nga qielli, thonë ekspertët.

Zakonisht, turbulenca nuk është aspak e rrezikshme për sa kohë që ndiqni udhëzimet e ekuipazhit të fluturimit – qëndroni ulur dhe vendosni rripin e sigurimit kur ju kërkohet ta bëni këtë.

Aeroplani mund të përballojë turbulencat.

Mos vendosni shumë çanta në kabinën e sipërme

Një gjë tjetër që nuk duhet të bëni brenda në aeroplan është që mos vendosni shumë çanta në kabinën e sipërme të bagazheve.

Kjo pasi ky veprim mund të zemërojë pasagjerët e tjerë të cilët mund të mos gjejnë vend për të vendosur bagazhet e tyre.

Kur ju kërkohet të hapni perden e dritares, bëjeni

Kur udhëtoni me aeroplan, është mirë që të mbani hapur perden e dritares së aeroplanit.

Jo vetëm që do të mund të shihni pamje spektakolare, por do të mund të vëreni ndonjë parregullësi që pilotët nuk do të mund ta vërejnë.

Pilotët e aeroplanit mund të mos shohin shumë nga krahët e aeroplanit prej kabinës së tyre, kështu që një pasagjer mund të jetë i pari që do të shohë diçka jonormale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *