Zhvillimet në veri, Haradinaj takon ambasadorin amerikan: Partneriteti me ShBA-të është jetik
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka takuar sot ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier me të cilin kanë biseduar për zhvillimet e fundit në vend, me theks të veçantë situatën e sigurisë.
Haradinaj në një postim në Facebook thekson se partneriteti strategjik me ShBA-të është jetik.
“Sot, prita në takim Ambasadorin e ShBA në Kosovë, z. Jeffrey Hovenier. Bashkë diskutuam për zhvillimet e fundit në vend, me theks të veçantë për situatën e sigurisë në Republikën e Kosovës.
Për Aleancën, partneriteti strategjik me ShBA-të është jetik. Andaj, improvizimet dhe largimi nga këshillat amerikane në një periudhë kur situata është shumë e brishtë, janë të dëmshme e mund t’i kushtojnë Kosovës.
Ambasadorin Hovenier, e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme që ShBA i jep Kosovës dhe për angazhimin e tij personal që është shumë i rëndësishëm në këtë periudhë”, shkruan Haradinaj. /Telegrafi/
Reklama