Avokati serb: Grafitet luftënxitëse “Kur të kthehet ushtria në Kosovë” edhe në Rusi
Jo vetëm në Beograd dhe qytete të tjera të Serbisë, por edhe në Rusi po shfaqen grafitet luftënxitëse “Kur të kthehet ushtria në Kosovë”.
Avokati beogradas Çedomir Stojkoviq, thotë se operacionet hibride të Rusisë ndaj Serbisë, veçanërisht në segmentin e psikologjisë kolektive, po fitojnë vrull.
“Në të gjithë Rusinë u shfaqën mbishkrime të ngjashme me ato që u përhapën në mënyrë të planifikuar dhe të organizuar në Serbi: ‘Kur të kthehet ushtria në Kosovë’, si mesazh që Federata Ruse dhe Vladimir Putin mbështesin pushtimin ushtarak të Serbisë në Kosovë”, ka shkruar avokati serb, në një postim në rrjetin social X (ish-Twitter), transmeton Telegrafi.
Hibridne operacije Rusije prema Srbiji, posebno u segmentu kolektivne psihologije – dobijaju ubrzanje:
– širom Rusije osvanuli su grafiti jednaki onima koji su se planski i organizovano raširili u Srbiji:
– "Kad se vojska na Kosovo vrati",
– – kao poruka da Ruska Federacija i… pic.twitter.com/9CHqv1mOGI— Advokat Čedomir Stojković 🇷🇸🇺🇦 (@FIGHT_4_RIGHT_S) August 18, 2023