Një kandidat për drejtor të Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë e ka gabuar adresën, dokumentet kanë shkuar në institucion tjetër
Një zarf i vonuar me dokumente për konkurs për drejtor të Akademisë për Gjykatës dhe Prokuror i cili ka shëtitur gabimisht deri te një institucion për shkak të gabimit të adresës, ka arritur mu dje dhe e anuloi zgjedhjen e drejtorit, shkruan SDK, transmeton Portalb.mk.
Sapo u mblodhën, Bordi i ri drejtues tha se megjithatë pika për zgjedhjen e drejtorit do të anulohet për të premten, pasi që nëpërmjet postës ka arritur aplikacion i katërt nga gjykatësi Andrej Dimovski nga Gjykata Civile e Shkupit.
Gjykatësi, edhe pse është nga Shkupi, ku edhe është Akademia, dokumentet i ka dërguar nëpërmjet postës.
Në bisedë me anëtarët e Bordit Drejtues, ata thonë se me rëndësi është që e ka goditur emrin e institucionit.
“Gjithçka ishte saktë, për shembull ajo: “Deri te Akademia për Gjykatës dhe Prokuror Publik Pavel Shatev”, vetëm adresa ishte në institucion tjetër. Në fakt, është e drejtë ligjore e kandidatit që të mundet dokumentet t’i dërgojë edhe me postë”, kanë deklaruar një pjesë e anëtarëve.
Anëtarët e Bordit drejtues do të duhet të zgjedhin ndërmjet tanimë, katër kandidatëve të cilët kanë aplikuar në shpallje, përkatësisht drejtoreshës së deritanishme Natasha Gaber-Damjanovska e cila ka aplikuar për mandat të dytë katërvjeçar, gjyqtarit të Gjykatës Themelore Penale Shkup Nenad Saveski, gjyqtares së Gjykatës Themelore Civile Shkup Emilia Shopar-Jovanova dhe gjyqtarit të Gjykatës Civile, Andrej Dimovski.
Në shpalljen paraprake gjatë verës, nga të paraqiturit aktual vetëm Gaber-Damjanovska kishte paraqitur kandidaturë. Kundërkandidatja e saj ishte gjyqtarja Olja Ristova nga Gjykata Penale. Mirëpo, në seancën e 30 gushtit, anëtarët e Bordit drejtues nuk e zgjodhën drejtorin. Edhe pse asokohe u tha se të dy kandidatët i plotësonin kushtet për këtë pozitë, asnjëri prej tyre nuk mori numrin e duhur të votave.
Në ndërkohë, ka pasur ndryshim në përbërjen e Bordit drejtues, ndërsa javën e kaluar, pas skadimit të mandatit të Gaber-Damjanovskës më 30 nëntor, funksionin ushtrues detyre drejtor të Akademisë e mbajtën dy persona të cilët sipas ligjit janë anëtarë të Bordit drejtues.
Fillimisht, në seancën konstituive të Bordit të ri drejtues më 29 nëntor, për u.d drejtor është emëruar gjyqtari Zoran Gerasimovski, i cili është edhe anëtar i Këshillit Gjyqësor. Mirëpo, ai të hënën (5 dhjetor) njoftoi se pas indikacioneve nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) se ka pasur konflikt interesi, ka dhënë dorëheqje nga pozita e ushtruesit të detyrës. Të njëjtën ditë, në seancën e Këshillit drejtues, në këtë pozitë përkohësisht deri në zgjedhjet e sotme është emëruar Besir Aliu, prokuror nga Tetova.
S. B. Send an email 11:18, 08-12-2022