5 makinat e përdorura deri në 6,000 € që kalojnë 1 milion km pa problem – ja çfarë rekomandon mekaniku i njohur!
Mekaniku i njohur spanjoll Juan José Ebenezer ka veçuar pesë modele të përdorura që mund të gjenden për më pak se 6,000 euro, për të cilat mendon se, me mirëmbajtje të duhur, mund të kalojnë deri në një milion kilometra.
Të gjitha veturave të përzgjedhura u janë të përbashkëta motorët e fortë dhe mekanika e qëndrueshme. Në listë janë katër modele me naftë dhe vetëm një me benzinë.
I pari në listë është Mercedesi me motorin legjendar turbodizel me katër cilindra OM646. Ebenezer e vlerëson veçanërisht për qëndrueshmërinë dhe shkathtësinë e tij. Motori është montuar në disa modele të Mercedesit dhe përshtatet mirë si në ngarje urbane ashtu edhe në rrugë të gjata.
Citroën Xsara Picasso 2.0 HDi
Vetura familjare franceze me motor dizel dy-litërsh prej 90 kuajfuqi përmendet shpesh ndër veturat e përdorura jashtëzakonisht të qëndrueshme. Pikëpamjet më të forta të saj janë mekanika relativisht e thjeshtë, konsumi i ulët i karburantit dhe jetëgjatësia e motorit.
Karvanin suedez Ebenezer e përshkruan si një veturë madhështore. Ai veçon sidomos motorin e tij dizel me pesë cilindra dhe 2.4 litra D5, i cili është përdorur edhe te modelet S60, S80 dhe XC90. Krahas motorit të qëndrueshëm, V70 ofron hapësirë të bollshme, çka e bën një zgjedhje interesante për familjet që kërkojnë një veturë të përdorur me çmim të përballueshëm.
E vetmja veturë me benzinë në listën e mekanikut spanjoll është Honda CR-V me motorin K20, i cili është montuar edhe te gjeneratat më të vjetra të Accord-it. Ebenezer mendon se bëhet fjalë për një motor jashtëzakonisht të qëndrueshëm që, me mirëmbajtje bazë të rregullt, mund të përshkojë një numër shumë të madh kilometrash.
Volkswagen Passat 1.9 TDI
Listën e përmbyll një veturë që nuk ka nevojë për prezantim të veçantë. Motori 1.9 TDI i Volkswagenit, në versionet prej 90 dhe 110 kuajfuqi, prej dekadash gëzon reputacionin e një motori dizel të qëndrueshëm dhe të kursyer. Ebenezer e rekomandon veçanërisht Passatin, të cilin e konsideron zgjedhje të shkëlqyer për blerësit që kërkojnë një veturë të besueshme me kosto të pranueshme përdorimi.
Natyrisht, as reputacioni i motorëve më të qëndrueshëm nuk është garanci se çdo ekzemplar do të kalojë një milion kilometra. Tek blerja e veturave kaq të vjetra, historia e shërbimeve, mënyra e mirëmbajtjes dhe gjendja reale e mjetit shpesh janë më të rëndësishme sesa vetë kilometrazhi.
