TË FUNDIT

24 mijë euro nga subvencionet për dy figurat e Aleancës në Suharekë:20 mijë për OJQ në e Rudina Berishës, 4 mijë për ish-drejtorin Driton Maliqaj

Publikohet lista përfundimtare të financimit për organizatat joqeveritare (OJQ) në fushën e kulturës, rinisë, sportit dhe mërgatës në Suharekë. Mes përfituesve ndodhen disa organizata që kanë lidhje të ngushta me figurat kyçe të pushtetit aktual në Suharekë. Në listën e përfituesve janë Rudina Berisha dhe Driton Maliqaj.

Ndër përfituesit është organizata Shkolla Volejbollit për femra “Gjinoci” e cila drejtohet nga ish-kandidatja për deputete nga radhët e Aleancës në Suharekë, Rudina Berisha. Kjo organizatë ka përfituar gjithsej 20 mijë euro për vitin 2026/2027.

Bëhet fjalë për “Shkollën e Volejbollit për Femra Gjinoci – Therandë”, ku në regjistrin e organizatave Berisha figuron si përfaqësuese e autorizuar.

Dokumenti i regjistrimit tregon se “Shkolla e Volejbollit për Femra Gjinoci – Therandë” është organizatë e regjistruar, ndërsa Rudina Berisha figuron si përfaqësuese e autorizuar.

Një tjetër përfituese e thirrjes së DKRS-së në Suharekë është organizata Klubi Atletikë “Theranda 1992”, e cila drejtohet nga Driton Maliqaj, i cili është zëvendës-drejtor i QKMF-së “Rexhep Kuçi”, në Suharekë.

Kjo organizatë ka përfituar 4000 mijë euro./TandemPress

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *