ROZËTË FUNDIT

Rrëfimi prekës i Bebe Rexhës: Kam realizuar gjithçka kam dëshiruar në jetë, përveç…

Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha, ka folur së fundmi për rrugëtimin e saj artistik dhe projektet e reja muzikore, përfshirë albumin e shumëpritur “Dirty Blonde”.

Gjatë intervistës në emisionin e njohur amerikan “The Jennifer Hudson Show”, artistja ndau një kujtim personal nga rinia e saj, duke treguar se kur ishte ende e panjohur, kishte shkruar në derën e dhomës në shtëpinë e prindërve në New York një mesazh motivues për veten se një ditë do të bëhej superyll dhe do të kompozonte hite ndërkombëtar.

Ajo tregoi se gjatë jetës ka bërë shumë “manifestime” apo dëshira që i ka projektuar me bindje për të ardhmen e saj, duke përmendur se shumë prej tyre janë realizuar, nga bashkëpunimet e para me marka e deri te paraqitjet në “talk show” të mëdha.

Megjithatë, ajo pranoi me sinqeritet se ka një dëshirë që ende nuk i është plotësuar plotësisht, dashuria.

“Kam pasur shumë manifestime dhe shumica janë bërë realitet… përveç dashurisë”, u shpreh këngëtarja, ndërsa moderatorja e inkurajoi duke i thënë se për këtë ka ende kohë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *