Uncategorized

LIVE: Kuvendi miraton marrëveshjet ndërkombëtare, në rend dite edhe buxheti për vitin 2026

Kuvendi i Kosovës miratoi pesë marrëveshjet ndërkombëtare të cilat do të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në shëndetësi, arsim, reforma e rritje e aspektin ekonomik.

Në reforma e rritje u përfituan në një marrëveshje 882.6 milionë euro, ndërkaq 629 milionë euro në marrëveshjen tjetër. Në financimin e politikave zhvillimore për efektivitetin fiskal, konkurrueshmërinë dhe rritjen e gjelbër u përfituan 90.3 milionë euro. Në shëndetësi u përfituan 18.6 milionë euro dhe me vlerën e njëjtë edhe në marrëveshjen për arsim.

Kosova përfitoi edhe në edukim, 18.6 milionë euro nga marrëveshja ndërkombëtare

8.6 milionë euro do t’i përfitojë Kosova përmes projektit të marrëveshjes “Edukimi në fëmijërinë e hershme dhe kujdesi për kapitalin njerëzor të Kosovës”.

Projekti është nënshkruar me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim, teksa deputetët e Kuvendit të Kosovës e votuan në seancën e jashtëzakonshme plenare.

Kuvendi miraton 18.6 milionë euro për forcimin e shëndetësisë

Forcimi i shëndetësisë do të mundësohet përmes kredisë në vlerë prej 18.6 milionë euro në kuadër të marrëveshjes me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin “Kompas”, e cila u miratua në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

103 deputetë votuan për, teksa ministri i Financave, Hekuran Murati theksoi se kjo kredi ka afat financimi prej 30 vjetësh dhe se do të mundësojë forcimin e kapaciteteve shëndetësore dhe zhvillimin e sistemit informativ.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *