Uncategorized

Mjeku i luftës së 2001 godet VMRO-DPMNE’në: Nëse bëjnë qeveri pa shqiptarët, hapet rruga për ndarje territoriale

Ish-deputeti, mjeku i konfliktit të 2001 në RMV, dr. Fatmir Asani, për gazetën KOHA deklaroi se nuk beson që do krijohet ndonjë krizë e thellë politike dhe ngërç politik pas zgjedhjeve. Sipas tij, tani më në kampin maqedonas fituesi është i qartë dhe se beteja po zhvillohet në kampin shqiptar se cila do të del partia e parë që të jetë në Qeveri. Pra, siç tha ai, Qeveri mund të kemi në javët e para pas zgjedhjeve parlamentare dhe nuk është e habitshme që të ndodhin edhe ndryshimet kushtetuese.

“Ta kemi një gjë të sigurt se pavarësisht se sa deputet do t’i fitoj cila do parti maqedonase kurdoherë, duhet ta ketë të qartë se nuk do të mund të krijojë Qeveri pa shqiptarët. Por nëse ndonjëra nga partitë maqedonase i hynë atyre aventurave dhe tenton të krijojë Qeveri pa shqiptarët atëherë faktorit shqiptar në Maqedoninë e Veriut do i hapej rruga për kërkesa më radikale siç është ajo për ndarje territoriale”, deklaroi Asani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *