OPINIONTË FUNDIT

Kush i dha informacionin sekret analistit serb në SHBA për njohjen e Kosovës? E zbulon analisti

Këtë të shtunë në emisionin Balkan Talks me Franko Egro është diskutuar mbi draftin e njohjes Kosovë-Serbi, i cili së fundmi ka qenë një nga lajmet më të diskutuara mbi gjeopolitikën në Ballkan.

I ftuar në emision ka qenë analisti Ben Andoni, i cili ka dhënë shpjegime lidhur me këtë fakt dhe ka zbardhur se nga është marrë ky informacion.

“Është shfrytëzuar momenti gjeo-strategjik në gjithë Europën, dhe ju e dini që SHBA do të vendoset në Ukrainë për të dhënë garancitë e tyre, dhe kjo është marrëveshja më e madhe që ka bërë Europa në këmbim të marrjes së resurseve. Këtë po e bëjnë edhe në vende të tjera; edhe Ballkani është një vend që nuk mund të mohet prej tyre. Kina dhe Rusia nuk mund të mohen në ndikimet e tyre. Por ka diçka shumë interesante në administratën amerikane, që zoti Vuçi, duke ndenjur në tre karrige, ka bërë shumë i çuditshëm. Çuditmin e parë e mori nga NIS; ju e dini që Moska nuk e la që ta shtetëzonte dhe ka gjetur mundësinë nëpërmjet Hungarisë. Këto po e bëjnë SHBA dhe Shqipëria, ndaj ka dalë edhe Greqia në skenë; duket se janë disa kanale të tjera. Më vjen keq që ne jemi mbytur në këtë informacion të vogël. Zoti Janci në informacionin e tij e ka marrë nga kongresistët amerikanë. Shqetësimi i tij shumë i madh në Serbi është se Serbia nuk i tregon këto lobime këto kanale.” – tha Andoni./Euronews Albania

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *