OPINIONTË FUNDIT

Sekuestrimi i arsenalit të armëve në veri, Shormaz: Vuçiq po luan rrezikshëm me SHBA dhe NATO-n

Ish-deputeti serb dhe aktivisti serb, Dragan Shormaz drejtoi akuza në adresë të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, duke theksuar se ai “po luan një lojë të rrezikshme” me SHBA-të dhe NATO-n.

“Vuçiç po luan rrezikshëm me amerikanët dhe NATO-n! Gjëra të tilla vetëm sa i largojnë serbët nga Asociacioni i komunave me shumicë serbe. Prandaj nuk është dashur të votohet për Listën Serbe, ndërsa po të kishte mençuri, do t’i kthenin shpinën regjimit në Beograd!”, shkroi Shormaz një reagim në rrjetet sociale. Reagimi i tij vjen pasi Policia e Kosovës zbuloi arsenal armësh dhe municione, gjegjësisht rreth 160 kg eksploziv në Zubin Potok, i prodhuar nga kompania serbe.(INA)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *