POLITIKATË FUNDIT

Salihaj: LDK-ja është në krizë të thellë – problemi nuk janë emrat, por koncepti i gabuar i udhëheqjes

Ish-deputeti i LDK-së, Adem Salihaj, ka folur në një intervistë për “Bota sot” lidhur me situatën aktuale brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ai ka komentuar zhvillimet e fundit politike, kandidaturën për kryetar partie, përgjegjësitë për rezultatin zgjedhor, si dhe sfidat me të cilat po përballet LDK-ja, duke dhënë edhe vlerësimet e tij për drejtimin që duhet të marrë partia në këtë fazë.

Ai thotë se kriza në LDK nuk lidhet me emra individualë, por me konceptin e gabuar të udhëheqjes.

Sipas tij, LDK-ja po kalon një krizë të thellë, madje në këtë situatë nuk ka diskutime se si të dilet nga kriza, por vetëm konkurrencë dhe rivalitet.

Derisa për votimin e presidentes ai shprehet se LDK-ja tash është në situatë, kur nuk dëshiron ta votojë Vjosa Osmanin, por e ka vështirë edhe ta refuzojë për shkak të disponimit të elektoratit të LDK-së.

Intervista e plotë:

“Bota sot”: Pas shpalljes së kandidaturës së Avdullah Hotit për kryetar të LDK-së, a e shihni atë si figurë bashkuese për partinë dhe a mendoni se Kuvendi i LDK-së do t’i hapë rrugë dorëheqjes së Lumir Abdixhikut?

Adem Salihaj: Në LDK nuk është problemi te emri ose te individi, në LDK është problemi te koncepti. Nëse një person ka dështuar në krye të LDK-së për shkak të konceptit të gabueshëm, nuk ka asnjë gjasë që atë ta ngris një emër tjetër, por me koncept të njëjtë. Pra, emri nuk çon aspak peshë. Për fat të keq, të gjithë aty që kanë pretendime për kryetar të LDK-së janë të shkollës së njëjtë, shkollës së Isa Mustafës dhe kanë koncept të njëjtë. Asnjë prej tyre nuk ka asgjë të përbashkët as me LDK-në, as me rugovizmin.

“Bota sot”: Sipas jush, a po kalon LDK-ja një krizë të thellë politike, kush mban përgjegjësinë për rezultatin e fundit zgjedhor dhe cilat janë figurat që realisht mund ta ringjallin partinë?

Adem Salihaj: LDK-ja po kalon një krizë të thellë, madje në këtë situatë nuk ka diskutime se si të dilet nga kriza, por vetëm konkurrencë dhe rivalitet. Dihet se përgjegjësinë gjithmonë e ka kreu, pra Lumir Abdixhiku, por jo vetëm ai. E gjithë kryesia ka qenë e një koncepti, e një mendimi me Lumir Abdixhikun, kështu që të gjithë janë përgjegjës për këtë situatë. LDK-ja ka nevojë ta rishikojë rrugën që ka kaluar qe gati dy dekada, t’i gjejë gabimet dhe t’i përmirësojë ato.

Në këtë situatë, LDK-së i duhet një debat serioz me të gjitha strukturat, jo vetëm në kryesi dhe Këshill të Përgjithshëm, por deri te baza, te anëtarësia e LDK-së. Sepse problemi është shumë i madh, ndërsa kriza e thellë nuk mund të zgjidhet me ndryshime kozmetike. Vetëm pas një debati serioz disa muajsh, ka gjasa që të gjenden shkaqet e krizës dhe të gjenden rrugë për dalje nga ajo. Mënyrë tjetër nuk ka.

“Bota sot”: A ka nevojë LDK-ja për lidership të ri dhe reformim të brendshëm?

Adem Salihaj: Lidershipi i ri nuk zgjidh asgjë pa rishikim serioz të të gjithë rrugës, të të gjitha gabimeve dhe krizës që është shkaktuar. Siç e thash, problemi është te koncepti, jo te individi. LDK-ja duhet t’i rikthehet konceptit rugovist, pa këtë koncept nuk ka LDK.

Promoted Content

Ein Löffel nüchtern verbrennt 12 kg/Woche
Balancio

Arben Gashi zbulon çfarë i tha Sabri Hamiti: Nuk muj me mendu kurrë që mua…
botasot.info

Tinnitus? Tun Sie das, wenn das Ohrgeräusch nicht aufhört
Tinixol

Diese 2 Gemüse töten Ihr Bauchfett über Nacht!
Mounjaslim
“Bota sot”: Jemi pas një procesi zgjedhor ku LVV doli fituese absolute e zgjedhjeve, si prisni të duket Qeveria e re, a mund të bëhet pa koalicion pas-zgjedhor apo bashkëpunimi do të jetë sërish i nevojshëm?

Adem Salihaj: Unë pata propozuar disa herë që LDK-ja të bëjë koalicion me Vetëvendosjen gjatë asaj periudhës së bllokadës nëntëmujore. Siç dihet, Vetëvendosja i bëri ftesë disa herë për takime dhe koalicion. Ishte interes i LDK-së, por edhe i Kosovës të bëhej ky koalicion dhe të dilej nga bllokada. Por, Lumir Abdixhiku e refuzonte këtë me arrogancë. Tash, pas rënjes në 13 %, çfarë logjike ka që të bëjë koalicion. Do të ishte servilizëm dhe nënshtrim i plotë. Por, nuk e përjashtoj mundësinë që të ndodhë kjo, sepse njerëzit pa parime, por vetëm me interesa mund ta bëjnë këtë.

“Bota sot”: A prisni që Vjosa Osmani të sigurojë mbështetjen e nevojshme për rizgjedhje si presidente dhe, sipas jush, a duhet që LDK-ja ta përkrahë atë, qoftë përmes një marrëveshjeje politike apo një koalicioni pas-zgjedhor?

Adem Salihaj: LDK-ja tash është në situatë, kur nuk dëshiron ta votojë Vjosa Osmanin, por e ka vështirë edhe ta refuzojë për shkak të disponimit të elektoratit të LDK-së. Në këtë situatë të krizës ta shohim si do të veprojë. Refuzimet dhe bllokadat tashmë janë faturuar. Interesi i Kosovës është që sa më parë të konstituohen institucionet dhe të mos ketë zgjedhje, kriza apo bllokada të reja.

Siç dihet, PDK-ja tashmë ka paralajmëruar se mund të bëjë marrëveshje për qeverinë dhe pastaj ta votojë presidenten ose presidentin. Ne e dimë se Vetëvendosja nuk nën koalicion me PDK-në.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *