“PDK akuzon mërgatën pas dështimit në zgjedhje”
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka ngritur ankesë lidhur me votat e mërgatës, pas dështimit të saj për të penguar votimin përmes postës.
Anëtarit të VV-së në KQZ, Alban Krasniqi ka shkruar në Facebook se PDK po ankohet për votat e mërgatës pasi dështuan ta pengonin dhe ta pamundësonin votimin përmes postës.
Sipas tij, vetë e miratuan në KQZ procedurën dhe afatet, e tani, kur mërgata u vetorganizua dhe arriti të sjellë fletëvotimet nga e gjithë bota, ky fakt u bë problem për ta.
Postimi i plotë:
PDK qenka ankuar kundër votave të mërgatës kur e panë që dështuan ta pengonin e ta pamundësonin votimin përmes postës. Vet e votuan në KQZ procedurën dhe afatet, e tash kur mërgata u vetorganizua dhe arriti të sjellë fletëvotimet nga gjithandej globit këtyre u djeg ky fakt duke harruar që humbjen nuk e kanë nga mërgata, e as nga votuesit në Kosovë, por nga sjellja, veprimet dhe vendimet e dëmshme të vet PDKsë që prej themelimit të saj e deri tek ky i sotit përmes kësaj ankese të turpshme kundër mërgatës.
