Kur pritet që Kosova të ketë institucione të reja?
Kanë kaluar një javë që nga mbajta e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në proces të numërimit të votave.
Madje nga KQZ po planifikojnë që këtë proces ta përmbyllin me herët se data 19 janar, datë kjo e planifikuar për tu shpallur rezultatet përfundimtare.
E profesori universitar, Mazllum Baraliu ka treguar hapat ligjor pas shpalljes së këtyre rezultateve.
Денес направете го ова за утре да немате болки во зглобовите
BoneControl
Болките во зглобовите и грбот ќе исчезнат преку ноќ!
Nautubone
Уролозите во шок! Го убива простатитисот за 2 ноќи!
Prostamid
“Pas kësaj mund të ketë proces ankimor në PZAP dhe në Gjykatën Supreme. Edhe procedurat ankimore pasi të përfundojnë në një afat, bëhet certifikimi i rezultateve, shkojnë emrat e deputetëve të mandatar që kanë fituar votat drejt presidentes, dhe presidentja ka afatin që të thërras seancën konstituive dhe të mbahet seance ku pastaj do të zgjidhen organet e Kuvendit”, shprehet ai.
Pas formimit të Kuvendit, i hapet rrugë formimit të Qeverisë.
Për këtë Barliu kërkon që sa më shpejtë që është e mundur vendi të këtë institucionet e reja dhe në mars të nisin procedurat për zgjedhjen e Presidentit
“Në mars duhet të jemi gati ne për procedurat e duhura për presidenten e në prill pastaj aty janë afatet e tjera, presidentja apo presidenti I vendit duhet të jenë aty. Për këtë duhet të marrin mësim apo do të duhej të kenë marr mësim edhe fituesit e zgjedhjeve të kaluara edhe fituesit e zgjedhjeve të fundit që thjesht të dakordohen dhe të qëndrojnë aty në momentin kur votohet presidentja”, shprehet Baraliu.
ADVERTISING
Sipas politologut, Dorajet Imerit, numërimi i votave është duke shkuar me një dinamik të shtuar dhe kjo do të ndihmojë që institucionet të formohen shpejtë.
“Ecuria e numërimin të votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vijon me një dinamikë tepër të shtuar , nuk kemi pasur asnjëherë një numërim kaq të shpejt të votave besoj që dinamikat aktuale janë shpresë dhënëse , nuk besoj që do të ketë vonesa në nxjerrjen e rezultateve përfundimtare ngaqë paraprakisht duhet të drejtohen edhe ankesat potenciale mund të vijnë nga kandidatet për deputet por që nuk janë fortë të nevojshme nga ajo se çfarë është parë si proces, rrjedhimisht unë mendoj në rastin më të mirë, unë mendoj që do të kemi një Kuvend të konstituuar në fund të këtij muaji ndërkaq në të nijetin kohë mund të jetë edhe zgjedhjes të Qeverisë përkatësisht votimit të saj nga shumica e re që do të del nga ky proces”, vlerëson ai.
Sipas Imerit formimi i institucioneve është një urgjencë kombëtare.
