OPINIONTË FUNDIT

Kurti viziton familjen Krasniqi në Krivenik: Kujtim për të rënët e 29 marsit 2001

Kosovës, Albin Kurti, vizitoi Nuri dhe Nurie Krasniqin, duke përshkruar mikpritjen e tyre dhe qëndresën e palodhur si një pasqyrë e forcës së të moçmëve tanë.

Nuri Krasniqi u plagos më 29 mars 2001 gjatë granatimit të fshatit Krivenik nga ushtria e atëhershme e Maqedonisë së Veriut. Në këtë ngjarje tragjike, humbën jetën djali i tij 21-vjeçar, Baki Krasniqi, dhe mësuesi Ilaz Thaçi, i cili, sapo mësoi për granatimin, largoi nxënësit nga klasa dhe vetë mbeti i vrarë gjatë orës mësimore. Gjatë sulmit u vra edhe gazetari anglez Keren Lawton, i cili ndërroi jetë rrugës për në kampin Bondsteel.

Kryeministri Kurti theksoi se drejtësi ende nuk është arritur për këtë rast dhe falënderoi familjen Krasniqi për mikpritjen e tyre të përzemërt. Ai përkujtoi me nder të rënët në Krivenik dhe u shpreh: “I përjetshëm qoftë kujtimi për ta

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *