OPINIONTË FUNDIT

Pse jemi me Kurtin dhe jo me komandantët politikë të opozitës

Nga Sulejman Mehazi

Nuk i kritikojmë udhëheqësit politikë të UÇK-së, PDK-në e AAK-në për meritat e krijimit të shtetit, këtë e dinë edhe zogjtë e fushave dhe maleve të Kosovë se ata janë themeluesit e Republikës së Kosovës dhe janë më meritorët, duam apo nuk duam ta pranojmë, por e vërteta është se komandantët politikë kanë hyrë në historinë e mëvetësisë së Kosovës, mirëpo për fatin e keq të tyre shumica e qytetarëve të Kosovës e më gjerë nuk pajtohemi me politikën katastrofike mikluese ndaj Serbisë, ndaj Listës serbe të Radiojçiqave armiqësore.

Kush nënshkroi asociacionet serbe më 2015 në llojin e një minirepublike serbe në Kosovës? Pa hamendje e lirisht mund të themi se nënshkrues të asociacioneve serbe janë udhëheqësit politikë të UÇK-së PDK, AAK me LDK-në e Isa Mustafës dhe për shkak të këtij asociacioni serb të mallkuar sot rëndë e pëson kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Nga patriotë, besnikë e trima komandantët politikë të UÇK-së e LDK-së të pasionuar nga privilegjet e pushtetit e harruan luftën e Kosovën e u bënë bosa më të mëdhenj të Kosovës duke fituar miliona euro me anë të serbëve të veriut të Listës serbe të Radoiçiqit aq sa komandantën politikë të PDK-së, AAK-së e LDK-së jo që e harruan sovranitetin e Kosovës në veri, por pakufi e zhvatën shtetin me anë të qeverisjes së tyre njëzetvjeçare. E gjithë pasuria maramendëse e luftëtarëve politikë të UÇK vjen nga qytetet serbe të veriut jo me targa të Kosovës, por me targa të Serbisë.

Pastaj cilët ishin ata që krijuan Gjykatën Speciale të Hagës në Kosovë, po ishin ata që u burgosën vetë në këtë gjykatë, pikërisht partitë e këtyre të burgosurve kritikojnë Albin Kurtin si fajtor i së keqes së Kosovës.
Cilët ishin iniciatorë të shkëmbimeve territoresh me Serbinë?, Albin Kurti me siguri jo.

Cili ishte ai që Malit të Zi ia dha Çakorrin dhe Zhlebin? Albin Kurti me siguri jo.

Cilët e miklonin dhe e merrnin me të mirë Vuçiqin e Serbisë me asociacione e ndërrime kufijshë? Albin Kurti me siguri jo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *