TË FUNDIT

Marrja peng e Rugovës

Fituesi i Çmimit Kadare, Gani Mehmetaj, botoi në 2022 librin “Rugovën, si e kam njohur”, një rrëfim jo vetëm për politikanin dhe intelektualin që mori fatet e vendit në momentet kritike, por edhe një kronologji e ngjarjeve më të rëndësishme të Kosovës, në përpjekjen e saj për të fituar pavarësinë. Autori sjell takime, përjetime, ngjarje, copëza historie e rrëfime mbi rrugëtimin aspak të zakontë të Ibrahim Rugovës.

Në 81-vjetorin e lindjes së ish-presidentit po sjellim një pjesë të librit, ndoshta atë më dramatiken, siç ishte marrja e tij peng në institucionin e Presidencës së Kosovës.

Bombardimet e avionëve të NATO-s mbi caqet ushtarake e strategjike të Serbisë e Malit të Zi, kishin nisur me furi. Ngjarjet ishin dramatike.

Popullatën po e masakronin policia e ushtria serbe. Kolona të pafundme dyndeshin drejt kufirit me Shqipërinë e Maqedoninë. Të tjerët ngjiteshin alpeve shqiptare në Mal të Zi.

Болките што ве мачеа цел живот во грбот и зглобовите – крај!
BoneControl

Болката во колената ќе исчезне ако го правите ова секое утро
BoneControl

Папиломи исчезнуваат сами по 3 дена (едноставен домашен метод)!
Parazol
Befas erdhi lajmi: njësia speciale e policisë serbe u fut në godinën e presidentit Rugova. Nga kanale ende të paverifikuara u tha se, një grup shqiptarësh bëri përpjekje të armatosur për të liruar presidentin nga pengmarrja. Pati luftime të rrepta, pati edhe të vrarë. Burimet nuk mund t’i verifikonim. Ishte tepër rrëmujë që të vërtetohej, megjithëse bëra disa telefonata.

Pushtimin e Presidencës së Kosovës dhe mbajtjen peng të presidentit Rugova bashkë me familje. të gjithë e përjetuam rëndë. Mezi i merrnim lajmet nga disa burime në Kosovë, sepse vendi ishte mbyllur hermetikisht. Na erdhi lajmi i konfirmuar se policia serbe është futur në godinën e presidentit Rugova dhe se ka marrë peng tërë familjen. E merrnim me mend tërbimin e policisë, e dinim urrejtjen që ndienin ndaj Rugovës. Çfarë e priste familjen e Rugovës dhe atë vetë?

ADVERTISING

Më thirri me telefon Hafiz Gagica, kryetar i Degës së LDK-së në Gjermani. Ishte bashkëpunëtor i Rugovës. Më tha i tronditur: “shihe kanalin gjerman!”.

E ndërrova kanalin, ndërsa ai vazhdonte të më tregonte për gjërat që kishte mësuar.

Në televizion, Rugova jepte një deklaratë, dukej si i droguar, duhej t’i kishin bërë diçka. Ai nuk ishte vetja. Fliste si përçart, i tronditur, megjithëse përpiqej ta mbante veten. Mezi i ndiqja këto pamje, ndër më të vështirat që pashë ato ditë, kur ekrani shpërthente me imazhe që s’t’i bluante stomaku. Njeriu i parë i shqiptarëve të Kosovës, i zënë peng, i tronditur, gati i përhumbur, e detyronin të dilte para ekranit, të thoshte diçka, të jepte porosi, të kërkonte ndërprerjen e bombardimeve. Ai, që vite me radhë i pati ftuar natë e ditë forcat ndërkombëtare në Kosovë, kërkoi ndihmën e tyre në çdo konferencë shtypi e në çdo takim. Asgjë nuk merrej vesh. Familja sigurisht vuante brenda këtij shtrëngimi policor. Natyrisht, e dija se kjo kërkesë e tij qe detyrim i dhunshëm, familja mund të pësonte.

Me Gagicën vazhdonim të bisedonim, të dy të tronditur. Nuk ia hiqja sytë ekranit. Tërë ditën e përsëritën lajmin e marrjes peng të Rugovës. Dhanë pamje të turbullta, bënë komente nga më të ndryshmet. Zëdhënësi i NATO-s, Xhimi Shia, dhe shefi i NATO-s, Havier Solana, e komentuan marrjen peng të presidentit të Kosovës, duke e bërë të qartë se fjalët e tij ishin fjalë të nxjerra me shantazhe të frikshme. Ata e dinin se çdo gjë që thoshte, e thoshte nën shantazhe. Ata ishin në anën e Rugovës.

Pastaj mediet bënë analogji me personalitetet e ngjashme në Evropë në të kaluarën, u përmend mbreti belg, që u mor peng nga gjermanët. Solana tha se deklarata e Rugovës nuk mund të merrej e mirëqenë, jepej nën presion të tmerrshëm. Ai u bëri thirrje zyrtarëve të Beogradit ta lëshonin Rugovën, në mënyrë që ta thoshte fjalën e tij i lirë në ndonjë vend perëndimor. Natyrisht, serbët nuk do ta lëshonin nga pengmarrja, në këtë mënyrë donin të mbanin peng popullatën shqiptare e opinionin demokratik në botë. Donin të pengonin bombardimet e NATO-s.

Kreu i NATO-s, por edhe liderët perëndimorë u treguan njerëzorë, e kuptonin situatën, gjendjen emocionale të Ibrahim Rugovës. Ndërkaq, një grup emigrantësh shqiptarë, djemtë e ‘çajit të rusit’ nga hotelet e Tiranës dhanë deklarata monstruoze për kinse përgatitjen e njësitit për vrasjen e Rugovës. M’u dukën si debatikët partizanë të filmave shqiptarë, të gatshëm për vrasje e terror: “Në emër të popullit, je i dënuar me vdekje!” Ajo mendësi me dashakeqësi po instalohej në të gjitha nivelet e grupeve të rezistencës, që ishin nën kapelën e shërbimit të fshehtë shqiptar. Deklaratë më të dhunshme e më jonjerëzor s’kishte si bënte. Sikur e prisnin me gëzim pervers këtë fatkeqësi, e cila nuk qe vetëm fatkeqësi e presidentit Rugova apo vetëm fatkeqësi e familjes së tij, por ishte fatkeqësi e shqiptarëve, të cilët vuanin brenda rrethojës së hekurt. Vuajtje e poshtërime të njëjta po përjetonin pjesa dërmuese e shqiptarëve. Duhej të dënoheshin me vdekje ata?! Duhej të fyheshin në të njëjtën mënyrë?!

Me gatishmërinë të hiqnin koka, ata donin të dilnin në skenë, të hiqnin qafe liderin e shqiptarëve, ndërsa Millosheviçi u ndihmoi shumë, ua hapi rrugën. Rugova u bënte hije grupeve të ndryshme, të pafuqishme të bënin diçka në terren, të paaftë të mbronin katundet shqiptare nga policia serbe, të frustruar me pafuqinë e vet. Mllefin e zbraznin mbi njeriun, i cili fare mirë mund të strehohej si ata në hotele luksoze me familje a në shtrojera të sigurta. Por ai zgjodhi pasigurinë e vendit të vet, vendosi të bëhej pjesë e fatit të përgjithshëm me kombin e vet. S’kishte si vepronte ndryshe. Ai nuk pranoi t’ia mbathte duke e lënë popullin në duart e kriminelëve.

Promoted Content

Болката во колената ќе исчезне ако го правите ова секое утро
Болката исчезнува засекогаш за една недела!
BoneControl

Болките што ве мачеа цел живот во грбот и зглобовите – крај!
BoneControl

Папиломи исчезнуваат сами по 3 дена (едноставен домашен метод)!
Parazol

Уролозите во шок! Го убива простатитисот за 2 ноќи!
Prostamid

Една капка го елиминира дијабетесот засекогаш!
Diatea

Болките во зглобовите и грбот ќе исчезнат преку ноќ!
Nautubone
Jehona e marrjes peng të Rugovës qe e madhe ndër shqiptarët. Thërrisnin me telefon në redaksi, emocionoheshin, ndonjërin e lëshonin nervat, binte në dëshpërim, fliste përvajshëm: “Morëm fund. E humbëm Kosovën, e morën Rugovën!”…

Të tjerët solidarizoheshin me presidentin e tyre, ia qanin hallin, nuk mllefoseshin, ai për ta ishte njeriu i tyre, i kapur rob, Krishti i mbërthyer në kryq, ashtu e quajti dikush. Popullit nuk i shkonte nëpër mend folklori, as nuk donte të shtirej, shumica e dinin se ai kalonte nëpër të njëjtat vuajtje që kalonin ata, ose familjet e tyre në bodrume, nëpër pllaja mali, në kampe refugjatësh apo nëpër burgjet e Serbisë.

Sërish folëm në telefon me Hafiz Gagicën. Ai kishte qenë njeriu më i afërt i Rugovës në diasporë. E pyeta për fatin e disa emrave të njohur, meqë kisha dëgjuar se grupet e para tashmë ishin vendosur në kampe refugjatësh në shtetet perëndimore. Disa nga miqtë e intelektualët më thërrisnin me telefon, e kërkonin gazetën “Rilindja” në kampin e tyre, interesoheshin për miqtë e përbashkët.

Gagica më informoi se flitej për disa nga intelektualë të njohur që kishin shkuar refugjatë në Gjermani. Ndonjërin e takoi. Shumica rrinin në Maqedoni, nëpër shtëpi shqiptarësh a kampe refugjatësh. I propozova të përpiqej të mblidhte disa prej tyre e të bënin një si shtab për të ndjekur ngjarjen në mënyrë të organizuar dhe për të reaguar në mënyrë të organizuar, sepse institucione nuk kishte më. I thashë se brenda mundësive që ma lejonte puna në gazetë do të ndihmoja. Por qe zor, gati e pamundur, të grumbulloheshin njerëzit nga shtete të ndryshme, me statusin e refugjatit a me traumat e përjetuara. Disa nga ata, të traumatizuar e të stresuar, nuk ishin për asgjë.

Më thërriste Hajdar Sadrija, ish-kryetar i degës së LDK-së në Zvicër. Interesohej për Rugovën, se mos dija më shumë. Kohë të gjatë kishte bashkëpunuar me të. S’dija ç’t’i thosha më shumë, sepse në shtëpinë e tij në Prishtinë, nuk më përgjigjej askush. Hajdari kishte kohë që merrej me organizimin e ndihmave nga më të ndryshmet, duke nisur nga veshmbathjet e deri te mjetet e vetëmbrojtjes në terrene, ku luftohej. Ish-kryeredaktori i “Rilindjes”, Maksut Shehu, u paraqit nga një kamp në Austri. Mezi shpëtoi me familje, ndërsa peripecitë e veta na i dërgoi në një seri shkrimesh që i botuam ditë pas dite. Kishte hallin e vet dhe vajtonte fatin e Rugovës. Dukej i tronditur nga ajo që kaloi nga Prishtina deri në kampin e refugjatëve në Shkup e pastaj tutje në Austri.

Nga Maqedonia vinin lajmet për përpjekjet e krijimit të një grupi renegatësh, disa ish-anëtarë të kryesisë së LDK-së, që do t’i kundërviheshin Rugovës. U fol se një grup syresh paska shkuar te presidenti i Shqipërisë, Rexhep Mejdani, një figurë që nuk zbërthehej, ndërsa Rugova nuk e honepste. Zyrtarët shqiptarë me SHIK-un sërish, ia ngulën një thikë pas shpine Kosovës, sikurse disa herë gjatë historisë më të re; në vend që të ndihmonin, në vend që të përpiqeshin të plotësohej boshllëku e mungesa e presidentit Rugova, në vend të zbusnin gjakrat, ata ndërsenin grupet e frustruara që të mprihnin thikat për krime të reja. Më treguan se presidenti Mejdani u kërkoi të bënin grusht shteti ndaj Rugovës.

Sabri Hamiti m’u lajmërua nga Franca, nuk e mbaj mend nga cili qytet. E dinte fatin e Rugovës, u e emocionuam të dy. Më tha se do ta shkruante një shkrim mbështetës për presidentin. Ma dërgoi shkrimin, që e botova në vend të dalluar në gazetë. Shkrime të tilla të intelektualëve e krijuesve u botuan në vazhdim. Njëri nga to ishte teksti i Bajram Sefajt, po ashtu për Rugovën peng. Ato ditë duhej të inkurajonim simpatizuesit, t’u jepnim shpresa atyre që luhateshin, t’i izolonim besëpaktët ose t’ua kthenim besimin, si Judës.

Njerëzit nisën ta marrin veten sërish, kërkonin adresa ku mund të dërgonin ndihma. Ndihmat u bënë refren i përditshëm, sepse për ndihma u paraqit nevojë e madhe.

Në kundërshtim me mjerimin e refugjatëve në terren, veçmas të atyre që fshiheshin nëpër guva e male të ftohta pa kushtet elementare, Televizioni Shqiptar, programi i Kosovës, jepte raporte për sukseset e forcave tona në terren, për qindra armiq të vrarë e qindra tanke të shkatërruara, për disfatën e ushtrisë e të policisë serbe. Raporte të stisura e euforike që nuk mbështeteshin askund në realitet dhe që nuk u besonte askush, sepse të gjithë e dinim si është puna. Raportonin diçka që s’ta kapte mendja, krejtësisht në kundërshtim me raportet e agjencive të mëdha botërore. Çdo ditë vdisnin qindra njerëz, për mijëra të tjerë nuk dihej ku janë, kurse propagandistët primitivë flisnin për fitore euforike.

Televizionet evropiane e të ShBA-së raportonin për katastrofën humanitare. TVSH-ja raportonte për beteja të paqena me frymë triumfaliste. Të tjerët donin të na paraqisnin me të drejtë viktima të gjenocidit, donin të tregonin se po nuk u përshpejtua ndihma, do të shpërthente një katastrofë njerëzore, ndërsa grupet euforike na paraqisnin palë ndërluftuese, duke heshtur për viktimat civile. Një qasje prej idiotësh, që kurrë nuk e kuptova pse e bënin.

Gjendja në terren qe krejtësisht ndryshe, këtë e dinin edhe zogjtë e malit, pamjet nuk gënjenin, nuk bëhej fjalë për beteja, as për palë ndërluftuese, por për gjenocid të Serbisë ndaj shqiptarëve të paarmatosur, ndaj burrave, grave e fëmijëve.

Euforia e raportimit të TV Shqiptar nga dritarja e katit të dytë, nuk pushoi deri ditën e fundit. Sajuesit e urdhërdhënësit e lajmeve vuanin nga deliri e marrëzia. Autizmi i tyre qe i rrezikshëm, ata vazhdonin në stilin partizan të armikut qyqar e partizanit trim! Ata nuk e jetonin, as nuk e përjetonin realitetin.

Të vinte për të qeshur e për të qarë.

Por një muaj më vonë ndodhi mrekullia: Me ndërmjetësimin e bashkësisë ndërkombëtare, para së gjithash të Qeverisë italiane dhe të Selisë të Shenjtë, Rugova së bashku me familjen largohet për në Itali (5 maj 1999). Papa Gjon Pali II e pret në audiencë, së bashku me familjen. Ishte eufori e paparë në redaksi. Rugova iu kthye aktiviteteve politike dhe takimeve diplomatike.

Nga Italia, nisi ofensiva diplomatike e Rugovës. Ai kërkon intensifikimin e fushatës ajrore të NATO-s kundër Serbisë, takon kryeministrin britanik Toni Bler, takon kancelarin gjerman Gerhard Shrëder, shefin e diplomacisë franceze Yber Vedrin, Sekretaren e ShBA-ve Madellen Ollbrajt. Në qershor viziton Spanjën, takon mbretin Huan Karlos, dhe Kryeministrin spanjoll Aznar. Këto takime prezantoheshin fort në mediat ndërkombëtare, por nuk u jepej hapësirë në Televizionin Shqiptar. Pastaj viziton shtabin e NATO-s në Mons të Belgjikës, ku takohet me Sekretarin e Përgjithshëm, Havier Solanën, dhe komandantin e NATO-s, Ueslli Klark. Ishin takimet më dinamike që kishte zhvilluar i pari i Kosovës me personalitetet e Evropës dhe të botës.

Takimi i presidentit Rugova me refugjatët shqiptarë të Kosovës në Gjermani, Itali dhe Maqedoni, ishte drithërues.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *