POLITIKATË FUNDIT

Rrustemi: Qeveria do ta shpallte terroriste Listën Serbe, por s’ka kompetenca

“Qeveria po të mundte ta shpallte terroriste Listën Serbe, sot do ta bënte”, kështu u shpreh Adnan Rrustemi nga Lëvizja Vetëvendosje.

Rrustemi, u shpreh se qeveria nuk ka kompetenca për ta bërë këtë gjë pasi Lista Serbe ka statusin e partisë politike të regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

“Nuk mundet qeveria me shpallë, Lista Serbe e ka statusin e partisë politikë e regjisturar në KQZ dhe këtë nuk mund ta bëjmë”.

“Qeveria po të mundte të shpallte terroriste Listën Serbe, sot do ta bënte, por nuk ka asnjë kompetencë. Kam qenë i përfshirë edhe në aspektin ligjor por këtë s’mund ta bëjë Qeveria, mund ta bëjnë vetëm Gjykatat dhe KQZ-ja”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *