LDK dhe Nisma bashkohen për zgjedhjet e 28 dhjetorit?/ Ramadani zbulon agjendën e koalicionit
Lumir Abdixhiku do të jetë kandidat për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Kreu i LDK-së ka lënë të hapur edhe mundësinë e përfshirjes së Nismës Socialdemokrate të Fatmir Limajt në listën e kandidatëve.
Opinionisti Albert Ramadani, në një prononcim për “Bota Sot”, ka diskutuar mbi mundësitë e koalicioneve të partive politike para zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
Ai ka përmendur mundësinë e një koalicioni ndërmjet Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate.
Sipas tij, në Malishevë, koalicioni LDK–Nisma mund të mos pritet mirë nga elektorati, duke rrezikuar kalimin e votuesve te PDK ose VV, përveç atyre që kanë familjarë kandidat për deputet.
“Po Lumir Abdixhiku tani veç është i nominuar nga LDK-ja për Kryeministër.
Por edhe një koalicion parazgjedhor i LDK-së me Nismën e Fatmir Limajt për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Por gjitha partitë kanë fillu t’i grumbullojnë elektoratin përmes partive të vogla aktualisht në kuvend dhe partive jashtë kuvendit, përjashto këtu PSD-në që nuk ka dhënë sinjale për ndonjë bashkëpunim të koalicionit parazgjedhor, por nuk dihet që PSD a do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare më 28 dhjetor 2025.
Po unë për koalicionin parazgjedhor në mes LDK dhe Nismës në Malishevë nuk e di, ndoshta dega e LDK-së në Malishevë e mbështet, por sa e mbështet elektorati i LDK-së duke i ditur problemet të cilat kanë ekzistuar në komunën e Malishevës.
Rreziku i madh është që ai elektorat që ka LDK në Malishevë mundet të ikë tek PDK-ja dhe VV-ja.
Elektorati i LDK-së në komunën e Malishevës që nuk do të largohet janë ata votues që kanë të afërmit si kandidatë për deputet, se ndryshe do të ketë ndikim koalicioni parazgjedhor sidomos në komunën e Malishevës”, ka thënë Ramadani.
ImageOpinionisti Albert RamadaniFoto galeri
Gjithashtu, Ramadani ka theksuar se koalicioni LDK–Nisma ka qëllime të ndara.
Ai ka parashikuar se pas zgjedhjeve, partitë mund të ndryshojnë agjendat dhe interesat politike.
“Agjenda e LDK-së apo qëllimi i koalicionit parazgjedhor dhe agjenda dhe qëllimi i Nismës.
Të dy partitë për bashku forcat në garë kanë si qëllim vetëm që LDK të rritë përqindjen dhe numrin e votuesve dhe Nisma si qëllim me hy në kuvend përmes koalicionit parazgjedhor.
Lumir Abdixhikut i duhet që të ketë rritje si numër votuesish e të shtojë përqindjen e LDK-së si arritje dhe dëshmi si lider i ndryshimit në LDK, dhe Nisma qëllimin kryesor ta ketë pjesëmarrjen në kuvend me 2 a 3 deputetë.
Ky koalicion ka vlerë deri në certifikim, deri sa ulen në kuvend, edhe mandej në kuvend ndryshojnë agjendat dhe interesat politike pas zgjedhjeve, e sidomos interesat tani krejt janë partiake dhe të mbështetësve të liderit si ide e liderit në veprime pas zgjedhjeve se si do të pozicionohen”, ka përfunduar Ramandani.
