Mesazh i fortë nga Berlini – çfarë po paralajmërohet nëse nuk votohet Qeveria?
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se është e domosdoshme të diskutohet me partitë politike për miratimin e zgjatjeve buxhetore, nëse të mërkurën nuk votohet Qeveria e re e Kosovës.
Ajo ka thënë se nuk mund të paragjykojë se çfarë do të ndodhë në seancë, por nëse nuk ka formim të qeverisë, do të diskutojë me partitë politike.
Osmani në konferencën e përbashkët me diplomatin gjerman Johann Ëadephul, tha se do të ishte një situatë kritike nëse mira shërbyes civili mbesin pa paga dhe bllokohen shumë shërbime.
“Nuk mund ta paragjykojë se çfarë do të ndodhë nesër në seancë, por ne rast se nuk ka sukses, atëherë është e domosdoshme të diskutojmë për miratimin e zgjatjet buxhetore, sepse duhet t’i sigurohemi që qytetarët tanë, jo vetë dhjetëra mira shërbyes civilë, por edhe shumë shërbime që paguhen nga buxheti i shtetit të mos bllokohen. Do të ishte një situatë kritike, po flasim për nevojat bazike për qytetarët. Normalisht se do të diskutojnë më partitë, në rast se nuk votohet qeveria, por nuk mund të paragjykojë”, tha Osmani.
Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, ka kërkuar që Kosova dhe Serbia të marrin hapa drejt zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit.
Ai nga Kosova kërkoi që të merren hapat e nevojshëm për themelimin e Asociacioni i komunave me shumicë serbe.
Ai tha se Marrëveshja e Ohrit i përmban të gjitha elementet për normalizim, andaj edhe duhet të zbatohet “shpejt dhe në plotëni”.
“Gjermania e mbështet dialogun për normalizim, të udhëhequr nga BE-ja. Ky proces ka ngecur në kohët e fundit. Është e rëndësishme që këtu shumë shpejt duhet të ketë përparim konkret. Marrëveshja e Ohrit, e cila i përmban të gjitha elementet relevante për normalizim, duhet të zbatohet shpejt dhe në plotëni. Këtë e presim ne nga të dyja palët. Për këtë nevojitet më shumë angazhim, si nga Kosova njëjtë edhe nga Serbia. Për Kosovën, kjo nënkupton p.sh të ndërmarrë hapat e nevojshëm për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, deklaroi ai në konferencën e përbashkët me presidenten Vjosa Osmani.
v
