Alarmon Kadri Kryeziu: Serbia po rikthen provokimet, institucionet e Kosovës pa veprim
Juristi Kadri Kryeziu ka reaguar duke thënë se Serbia ka rifilluar praktikën e vjetër të provokimeve dhe krijimit të terrenit për konflikte, duke e cilësuar incidentin e fundit në bazën “Debela Glava” si pjesë të një zinxhiri të provokimeve të fabrikuara që nga rasti i Paraçinit.
Ai kritikoi institucionet e Kosovës, duke deklaruar se Qeveria nuk po merr vendime, Kuvendi është joaktiv, ndërsa Presidentes po i afrohet fundi i mandatit.
Kryeziu e vlerësoi situatën si mjaft shqetësuese.
Postimi i plotë:
Serbia sapo ka rinisur mjeshtërinë e vjetër të krijimit të terrenit për konflikte të reja. “Incidenti” te baza “Debela Glava” është vetëm hallka e radhës në zinxhirin e provokimeve të fabrikuara që Beogradi i ka orkestruar mbi kurrizin e shqiptarëve — nga kazerma e Paraçinit e deri sot.
E ndërkohë, çfarë po bëjmë ne?
Kemi një Qeveri pa kapacitet vendimmarrës, një Kuvend në flladitje, dhe një Presidente me mandat që po i vjen fundi.
Keq. Shumë keq.
