Konjufca para afatit: Argumentet pro kandidimit të tij për kryeministër
Tik- taket e Glauk Konfjucës për formimin e qeverisë së re tashmë kanë filluar. Të mërkurën mbaron afati 15 ditësh për Konfjucën, pas mandatimit nga ana e presidentes Vjosa Osmani.
Osmani pati deklaruar në një konferencë për media, se pasi partitë opozitare nuk kanë sjellë emër tjetër për mandatar, atëherë caktoi Konjufcën si mandatar të dytë, në përputhje me dispozitat ligjore dhe kushtetuese.
Një gjë e tillë, sipas Osmanit, është në interes të qytetarëve, sidomos procesi i votimit të buxhetit të vitit të ardhshëm, që është jetik për pagat e punëtorëve të sektorit publik.
“Vet funksionalizimi i shtetit rrezikohet nëse shkojnë disa muaj e ne nuk kemi institucione. Me qëllim që të parandaloj këtë dëm dhe të jepet hapësirë ku mund të merren këto vendime, dhe me qëllim që të përmbush obligimin tim, duhet të kemi interpretime pozitive për krijimin e institucioneve” u shpreh presidentja.
Ende nuk është ftuar seanca për votimin e qeverisë Konjufca, ndërsa opinionisti Gani Mehmeti, thotë se Glauk Konjfuca meriton të zgjidhet për kryeministër.
Duke folur për “Bota sot”, Mehmeti thotë se përkundër kryeneqësisë së të gjitha partive
“Glauk Konjufca meriton të zgjidhet për kryeministër! Se si shkuan punët për formimin e Kuvendit të Kosovës dhe të Qeverisë, kjo u pa dhe po shihet. Mirëpo, përkundër kryeneqësisë të të gjitha partive, ato duhet të mendojnë më larg për shtetin e Kosovës, duke lënë mënjanë kryeneqësitë dhe inatet e tyre të deritanishme. Deri sa për Albin Kurtin me kohë qenë përcaktuar partitë opozitare për mosvotimin e Albin Kurtit për kryeministër, çka kanë me Glaukun që e kundërshtojnë?! Para zgjedhjeve kanë qenë më të butë me Konjufcën, sa edhe patën deklaruar se do ta votonin edhe për kryetar të Kuvendit të Kosovës, duke e quajtur si njeri unifikues, apo si më unifikuesi i të gjithë të tjerëve në të gjitha partitë e Kosovës. Tash, përse e kundërshtojnë Glaukun për kryeministër, kur vetë, nisur edhe nga kryetarët e partive opozitare e patën apostrofuar emrin e Glaukuit se është unifikues dhe nuk di të ketë ofenduar dikë me emër. Kundërshtimet e tij politike kanë qenë joofensduese, ka qenë përbashkues dhe ofrues edhe si kryetar i Kuvendit të Kosovës, prandaj, nuk e shoh të arsyeshme kundërshtimin nga partitë opozitare për të. Disi më duket vetëm pse munden të mos e votojnë – nuk e votojnë”, deklaron Mehmeti.
ImageGani MehmetiFoto galeri
Ai e sheh Konjufcën më përbashkues apo unifikues, gjersa shton se ai meriton të jetë më shumë se secili, jo vetëm nga Lëvizja Vetëvendosje, por edhe nga partitë tjera.
“Nëse nisemi dhe analizojmë, atëherë, përfshirë të gjtiha partitë e tjera bashkë, cili njeri, cili deputet mund të jetë më shumë se Glauku përbashkues apo apo unifikues?
Me këtë, pa numëruar meritat e Glaukut dhe aktivitetet e tij politike, ai meriton të jetë kryeministër më shumë se secili, jo vetëm nga Lëvizja Vetëvendosje, por edhe nga partitë e tjera.
Të mos mendojnë PDK, LDK, AAK , të mos flasim për NISMA-n, se është më i merituar dikush nga Gklauk Konjufca.
Glaujku besoj se ka edhe aftësinë, është proamerikan e proeuriopian. Glauku nuk dorëzohet as në kundërshtime dhe është i qëndruehsëm në dialogun me Serbinë, i cili do e mundi Vuçiqin në bisedime”, shprehet opinionisti.
Konfjuca është edhe bashkëpunues në nivel edhe me ndërmjetësuesit në dialogun Kosovë- Serbi, thotë Mehmeti.
“Sipas situatës e do të jetë bashkëpunues në nivel edhe me ndërmjetësuesit në dialogun Kosovë – Serbi. Për mua, nuk është ndonjë tjetër që meriton më shumë se Glauk Konufca për kryeministër sot, prandaj ftoj deputetët të mendojnë për shtetin e jo për interesa personale e partiake. Nuk është mirë të luhet me shetin, se tepër u bë”, përfundon Mehmeti.
