OPINIONTË FUNDIT

Peci për Tahirin: E festoi humbjen

Kandidati i LVV-Guxo për kryetar të Mitrovicës Faton Peci, ka qenë i ashpër me kundërkandidatin e tij nga Partia Demokratike e Kosovës, Arian Tahiri.

Peci në DPT te Fidani ka thënë se festa e Tahirit në rundin e parë, ka qenë festë e një humbësi.

“Kanë filluar t’i besojnë mashtrimit që e kanë përgatitur vetë dhe kanë dalë edhe kanë festuar. Do të thotë është festa e parë e një humbësi në ndonjë komunë të Kosovës që del edhe feston humbjen”, deklaroi Peci.

Në rundin e parë të 12 tetorit, Peci ka arritur t’i marrë 15 mijë e 830 vota apo 47.94 për qind.

Derisa Arian Tahiri i PDK-së, njëherësh nënkryetari aktual, i ka marrë 15 mijë e 708 vota apo 47.57 për qind.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *