Përplasja VV–LDK: Manxhuka i përgjigjet Abdixhikut me datat e bllokadës politike
Zëdhënësi i LVV-së, Arlind Manxhuka, i është përgjigjur deklaratës së kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili kritikoi Vetëvendosjen për “mungesë përpjekjesh për shumicë parlamentare”.
Manxhuka publikoi një kronologji të përpjekjeve të LVV-së gjatë vitit 2025, duke përfshirë disa ftesa të përsëritura ndaj LDK-së dhe PDK-së për bashkëpunim, të cilat u refuzuan ose u kushtëzuan. Ai theksoi se, pavarësisht bllokadave opozitare, LVV ka ofruar alternativa për zgjidhjen e ngërçit politik dhe formimin e qeverisë së re.
Postimi i plotë:
Lumir Abdixhiku me arrogancë tha se në vend të mbledhjeve të Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së më mirë me u pasë përpjekë me partitë me bë shumicë.
Parashikimi Horoskopit Sot dhe Analiza e detajuar e shenjave
Horoskopi Shqip
Ndërkaq, kështu duket viti 2025 sa i përket përpjekjeve të LVV-së dhe propozimit të alternativave karshi bllokadës së vazhdueshme të subjektit të tij dhe jo vetëm.
● 9 shkurt 2025 – Zgjedhjet Parlamentare;
● 6 prill 2025 – Ftesë për Kryetarin e LDK-së.
Refuzohet ftesa;
● 30 prill 2025 – Ftesë për Kryetarin e PDK-së dhe LDK-së.
Parashikimi Horoskopit Sot dhe Analiza e detajuar e shenjave
Horoskopi Shqip
LDK refuzon ftesën, PDK kushtëzon emrat e gjithë kabinetit qeveritar;
● 5 maj 2025 – Ftesë për takim me kryetarin e LDK-së.
Refuzohet ftesa;
● 26 qershor 2025 – Aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese;
● 27 qershor 2025 – Ftesë për të gjitha subjektet parlamentare;
● 27 qershor 2025 – Albulena Haxhiu: “Nëse në votim të fshehtë nuk i marrë 61 vota, unë tërhiqem”
● 26 gusht 2025 – Ndërrohet emri për Krykuvendar pas vendimit të GjK-së. Votohet Dimal Basha.
● 26 tetor 2025 – LVV nuk merr votat në Kuvend për formimin e Qeverisë së re. Opozita nuk voton.
● 4 nëntor 2025 – LVV mandaton Glauk Konjufcën për Kryeministër. Opozita sërish refuzon.
