OPINIONTË FUNDIT

Analisti paralajmëron bumerang për opozitën

Balotazhi për kryetarë komunash do të mbahet më 9 nëntor në 18 komuna, ndërsa në 21 komuna kryetarët janë zgjedhur më 12 tetor.

Të gjitha partitë kanë lidhur koalicione, por bujë shkaktoi koalicioni mes Xhafer Tahirit (LDK) dhe Sylejman Mehollit (VV) në Vushtrri, pa miratimin e kryesisë së LDK-së.

Ndërkohë, LDK dhe PDK vazhdojnë të mbështesin njëra-tjetrën në disa komuna: Gjilan (PDK mbështet LDK), Fushë-Kosovë (PDK mbështet LDK), Prizren dhe Mitrovicë e Jugut (LDK mbështet PDK).

Analisti Gani Mehmeti vëren se marrëdhëniet mes LDK-së dhe LVV-së janë jo vetëm të ngrira, por edhe armiqësore në nivel qendror, gjë që është e panevojshme për institucionet shtetërore.

Ai kritikon LDK-në për reagimin e ashpër ndaj koalicionit lokal mes Xhafer Tahirit dhe LVV-së në Vushtrri, duke vënë në dukje se partia vazhdon të ndëshkojë liderë lokalë që vendosin vetë dhe ruan avazet e vjetra të bashkëpunimit me PDK-në.

Mehmeti e konsideron këtë sjellje të LDK-së si e papranueshme dhe shpreh keqardhje që partia nuk pranon të bashkëpunojë me LVV në disa komuna, duke qenë ende nën ndikimin e PDK-së.

“Marrëdhëniet mes LDK e LVV sikur janë jo vetëm të ngrira, por edhe të armiqësuara në nivelin qendror, çka ëahtë për keqardhje. Kjo është e tepërt për përfaqësuesit e popullit – deputetët. Madje, kjo është edhe e panevojshme, sepse nuk do duhej distancuar e ndërprerë marrëdhëniet mes tyre kur janë në pyetje institucionet shtetërore. Inatet mund të mbahen vetëm në jetën private.

LDK është treguar vazhdimisht si një ndihmëse e PDK prej pas shpalljes së pavarësisë.

Është çmendurake veprimi i LDK ndaj reagimit aq të ashpër ndaj Xhafer Tahirit në Vushtrri, pse kishte lidhur një koalicion me LVV në balotazh për zgjedhjet e 9 nëntorit. Këtë është dashur ta përshëndesin pse kanë dalë kundër PDK dhe është[ dashur të lidhin koalicione të tilla edhe në komuna të tjera ku në garë janë LVV me PDK. Qendra e LDK vetëm sa tregoi pezmin e saj ndaj Xhafer Tahirit e LVV dhe asgjë nuk mundi e as që do të mund të bëjë. Por, ajo është mësuar të largojë nga vetja të gjirthë ata që vendosin vetë edhe në nivele lokale. LDK nxori jashtë Donika Gërvallën, e largoi Vjosa Osmanin e tani po mendohet si të veprojë edhe me Xhafer Tahirin, pse i ka dalë “ndoresh” e vendos vetë për komunën e tij.

Kjo është edhe më e keqe dhe më e papranueshme për LDK-në, kur në sa komuna kanë lidhur koalicione me PDK kundër kandidatit të LVV. Kjo do të thotë se, përkundër ndërrimit të shumë deputetëve dhe kryetarit të LDK, kanë mbetur me avazet e vjetra, kur punonin kundër shtetit me hajnitë e plaçkitjet e tyre të prëbashkëta. Ndoshta, pse nuk ka mundësi të keqpërdorin mjetet publike, edhe nuk lidhin koalicione me LVV, nga se, LDK ka qenë vazhdimisht nën ndikimin e PDK”, thotë ai.

Në fund, deklaron se Mehmeti vë në dyshim besueshmërinë e partive ish-opozitare dhe paralajmëron se veprimet e tyre kundër LVV-së dhe Albin Kurtit mund t’u kthehen bumerang, duke shpresuar që zgjedhësit ta tregojnë vendin më 9 nëntor 2025.

“Është për t’u habitur se përse të gjithë janë kundër LVV dhe Albin Kurtit. Ka mundësi që këto veprime të partive ish-opozitare t’u kthehet bumerang, sepse njihen qeverisjet e tyre të mëparshme, për çka nuk iu besohet më, se ata mendonin e punonin vetëm prë interesat e tyre personale dhe të partive ku bëjnë pjesë. Sa të tillë u bënë milionerë gjatë mandateve të tyre të qeverisjeve?

Medndoj dhe uroj që zgjedhësit t’u trtegojnë vendin në zgjedhjet për kryetarë komunash të 9 nëntorit 2025” – përfundon ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *