OPINIONTË FUNDIT

PDK, LDK e AAK po kërkojnë zgjedhje, Buzhala i paralajmëron për sondazhet

Viktor Buzhala në një reagim të fundit ka kritikuar partitë PDK, LDK dhe AAK për thirrjet e tyre për zgjedhje.

Në reagimin e tij Buzhala u shpreh se partitë po u referohen sondazheve, por sipas tij të dhënat janë të pasakta dhe përdoren për t’i mashtruar qytetarët, përcjell “Bota sot”.

Buzhala paralajmëroi se sondazhet shpesh fryhen për të favorizuar interesa të caktuara dhe si pasojë qytetarët mund të presin një realitet të ndryshëm në ditën e votimit.

Ai theksoi nevojën për kujdes ndaj rezultateve që shpallen para përfundimit të procesit zgjedhor dhe për transparencë më të madhe nga kompanitë e sondazheve.

“PDK, LDK e AAK po lypin zgjedhje. Nëse po bazoheni në kompanitë e sondazheve, unë po ju them që mosni, se ju rrejnë ju sosin. Jua frynë numrat tej mase veç me ju hy në qejf e me jua marrë do pare. Masanej, ditën e zgjedhjeve po zhgënjehni keq.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *