TË FUNDIT

Veprimtari nga Amerika: Çdo ditë ish-partia ime po pdk-izohet, dhe s’i ka mbet më asaj as hija e rugovizmit

Ish-veprimtari i LDK-së, Ramazan Bekteshi, ka reaguar pas përplasjes fizike të deputeti të LDKs-, Armend Zemaj me një qytetar.

Bekteshi thekson se “grushti në politikë nuk të bën burrë, por lajm” dhe kritikon partinë e tij të dikurshme për mbrojtjen e deputetit.

Ai shton se, pavarësisht provokimeve, një njeri i zgjedhur nuk duhet të ngrejë dorë mbi qytetarin dhe shprehet se LDK po humb identitetin e saj, duke u “pdk-izuar” sipas tij.

Postimi:

Grushti: viktima i pari ngriti dorën, por deputeti e ngriti turpin.

Në politikë, grushti s’të bënë burrë – të bënë lajm!

Grushti me i rende s’eshte ai i deputetit por i LDK-se qe i doli ne mbrojtje grushtedhenesit. Po, viktima i pari e ngriti grushtin, por njeriu i zgjedhur i popullit s’do te duhej kurre, kurre, te ngris doren mbi qytetarin edhe nese ndodh qe ai te jete provokues, e kritikues. Gjithandej neper bote, per politikanet rezervohen cilesimet me bizare apo me qesharake, andaj politikani duhet t’i pranoj me sportivitet e jo me grusht. Nese deputeti veproi me gjakenxehtesi ne moment, qe dhe mund te ndodhi, si eshte e mundur qe LDK, pas ngjarjes dhe ne qetesi te vendos poashtu me koke te nxehte e zemer te ftohte. Nuk e dij, por, çdo dite ish-partia ime, po pdk-izohet në yxhym stil, dhe, s’i ka mbet më asaj as hija e rugovizmit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *