POLITIKATË FUNDIT

Mosvotimi i Qeverisë, Mekuli reagon ashpër ndaj deputetëve të opozitës: Po dëmtojnë Kosovën më shumë se Lista Serbe!

Gëzim Mekuli ka reaguar ashpër ndaj mosvotimit të Qeverisë së Kosovës nga deputetët e opozitës, duke e cilësuar këtë veprim si një kërcënim serioz për qytetarët e vendit.

Sipas tij, veprimet e opozitës, që sipas tij rrezikojnë paga, pensione dhe ushqimin e fëmijëve, reflektojnë një “mendësi primitive” që e ka dëmtuar Kosovën për më shumë se 20 vjet, përcjell “Bota sot”.

Mekuli shprehet se në këtë kontekst, këta deputetë po e rrezikojnë vendin më shumë se Lista Srpska e Beogradit, dhe i sfidon ata të vlerësojnë vetë rolin e tyre: deputetë apo “depsuza”.

Shkrimi i plotë

Mosvotimi i Qeverisë së Kosovës, edhe kur populli rrezikon të mbetet pa paga, fëmijët pa ushqim e pensionistët pa ato pak pensione, tregon qartë mendësinë e tyre primitive; mendësi që e ka zhvatë Kosovën e shkretë për më shumë se 20 vjet.

Me këtë veprim, deputetët shqiptarë të opozitës, po e rrezikojnë Kosovën më shumë se Lista Srpska e Beogradit.

Deputetë apo Depsuza, ju vlerësojeni vetë?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *