POLITIKATË FUNDIT

Ironia e madhe: Thaçi mohon UÇK-në, ndërsa të tjerët marshojnë për të

Shoqatat e dala nga lufta kanë zgjedhur Tiranën për të protestuar nën sloganin “Edhe unë jam UÇK”, në mbrojtje të Hashim Thaçit dhe të tjerëve që ndodhen në Hagë. Por dilema e parë që lind është: në emër të kujt flasin këto shoqata dhe me çfarë të drejte përfaqësojnë gjithë luftëtarët e lirisë?

Si mund të organizohet një protestë për “mbrojtjen e komandantëve”, kur vetë Thaçi përmes dëshmive në gjykatë është përpjekur ta minimizojë rolin e tij në UÇK, duke mohuar çdo përgjegjësi apo drejtim në Shtabin e Përgjithshëm? A mund të quhet “mbrojtje e UÇK-së” kur figura kryesore e protestës përpiqet t’i shkëputet asaj?

Kjo protestë, përtej parullave patriotike, ngjan më shumë si një skenar politik sesa si një reagim për drejtësi. Vendi i saj nuk është Tirana, por Kosova aty ku UÇK lindi, luftoi dhe mbeti në kujtesën e popullit. Pse atëherë Tirana? Pse pikërisht tani, në prag të balotazhit në Kosovë?Shumëkush e lexon këtë si një ndërhyrje të drejtpërdrejtë nga Edi Rama, i cili përmes “miqve të vjetër” kërkon të godasë Albin Kurtin në momentin kur vendi po hyn në një garë të ndjeshme zgjedhore. Rama ka nevojë për një Kosovë të dobët politikisht dhe një Qeveri që i përkulet.

Prandaj, çdo protestë që ndihmon në krijimin e përçarjes, i shërben më shumë Tiranës zyrtare se sa Hagës.Në vend që të shërbejë drejtësisë, kjo protestë rrezikon ta përdhosë idealin e UÇK-së, duke e kthyer atë në instrument elektoral dhe mjet për pazare politike. UÇK nuk ka nevojë për manifestime të dirigjuara nga jashtë, por për dinjitet, unitet dhe respekt nga ata që dikur e udhëhoqën e sot përpiqen ta harrojnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *