“Mësuesja Shqipe ta q** nanën”, reagimi skandaloz i kandidates nga Istogu që mori veç 9 vota
Veç 9 vota! Kaq mori mësuesja Shqipe Muja nga Istogu që provoi fatin për Asamblenë Komunale.
Në zgjedhjet e 12 tetorit, mësimdhënësja vendosi t’i hyjë garës si e pavarur, por nuk ia doli të votohet as 1% nga qytetarët e këtij qyteti.
Pas rezultatit të dobët, mësuesja e cila premtonte fillimisht për arsimin, reagoi me një postim plot gabime gjuhësore, sharje e fyerje pasi një faqe lokale raportoi për performancën e saj zgjedhore.
“Mesuesja Shqipe ta q…nanen..More qen i biri qenit!”, nis postimi i saj dhe vazhdon me akuza për gjoja blerje të votave, pa përmendur se kujt po i drejtohet.
Ndonëse ishte kandidate për pushtetin lokal, ajo tha se ka mbështetje edhe jashtë kufijve – madje edhe në Serbi.
“Se une nuk blej vota me pare as nuk Shitna si ti…As nuk ju kam shku njerzve neper dyer me perhap dezinformata as nuk shkoj neper takime naten si ti me familjen tane.. Prrall je ti more helaq…Kam mbeshtetesit e mij mbi 330 ..kam mbeshtetje edhe edhe nga dy shtete AMÈ! ***Shqiperi- Serbi**” – ishte postimi i saj, duke iu drejtuar dikujt me akuza të rënda.”