POLITIKATË FUNDIT

Ky është kandidati për asambleist nga VV-ja që deri më tani ka marrë më shumë vota

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka filluar publikimin e rezultateve për kandidatët për asamble komunale, ndërsa procesi i numërimit vazhdon në Qendrën Komunale të Numërimit (QKN) në Fushë-Kosovë.

Sipas të dhënave preliminare, kur janë numëruar vetëm 18,64% e votave, bartësi i listës së Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) në këtë komunë, Shpend Bardiqi, kryeson me 872 vota.

Në garë të ngushtë pas tij vjen bartësja e listës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Mirlinda Krasniqi, e cila deri tani ka marrë 861 vota.

Në listën e LVV-së, pas Bardiqit renditet Durim Hajra me 123 vota, dhe Kushtrim Mirena me 101 vota, ndërsa kandidatët e tjerë të kësaj liste janë nën kufirin prej 100 votash.

Në listën e LDK-së, pas Krasniqit vjen Laureat Gojnovci, i cili deri tani ka grumbulluar 102 vota, ndërsa kandidatët e tjerë janë gjithashtu nën 100 vota.

Ndërkohë, sipas rezultateve paraprake për zgjedhjet për kryetar komune, Fushë-Kosova shkon në balotazh. Kandidati i LVV-së, Valon Prebreza, ka dalë i pari me 45,14% të votave, ndërsa ai i LDK-së, Besnik Osmani, ka siguruar 36,62%.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *