TË FUNDIT

Ti Baton je i joni!” – Bytyçi me reagim të ashpër: Kush punon për Serbinë, Kurti apo Batoni?

Profesori Enver Bytyçi ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Baton Haxhiut, duke e akuzuar se është njeriu më i lidhur me Serbinë në hapësirën shqiptare. Ai thotë se është e pamundur që njëkohësisht edhe Albin Kurti, edhe Batoni të punojnë për Serbinë, dhe sipas tij, veprimet e këtyre dy figurave tregojnë qartë kush është në shërbim të kujt.

ADVERTISING

“A mund të punojnë edhe Batoni, edhe Albini për Serbinë?! E pamundur! Nëse edhe ju besoni se nuk mundet që të dy të jenë në shërbim të Serbisë, sipas praktikës së sjelljes që kanë demonstruar, cili prej tyre ka më shumë shanse të punojë për Serbinë?

Nuk është nevoja të japim prova, fakte, dëshmi të kontakteve midis këtyre dy personave për të provuar se kush punon për Serbinë. Është e mjaftueshme thënia e Millosheviçit përballë Batonit në Hagë: “Ti, Baton, je i joni”! Ose vrapi i Aleksandër Vuçiq nga podiumi në sallë për ta përqafuar me mall Baton Haxhiun, dhe e kupton se kush punon dhe çfarë bën për Serbinë”, ka thënë profesor Bytyçi në një deklaratë për “Bota sot”.

Ai rikujton edhe deklaratat e Haxhiut, sipas të cilit “pas 20 vjetësh nuk ka më çfarë të kërkohet për ta dënuar Serbinë për krimet e kryera në Kosovë” dhe se “për t’u pajtuar me Serbinë duhet t’i jepet asaj veriu i Kosovës”.

Testoy
Силна потенција дури и по 70 години! Рецептот е едноставен
Научете повеќе
“Nuk po e përmend për të disatën herë deklaratën e Batonit se: “Tash pas 20 vjetësh nuk kemi çfarë të kërkojmë për ta dënuar Serbinë për krimet në Kosovë” dhe se: “Për t’u pajtuar me Serbinë duhet t’ia japim asaj veriun e Kosovës”!”, ka rikujtuar profesori,

Në këtë kontekst, profesori pyet: “Kush punon për Serbinë? Kurti që vazhdimisht dënon krimet dhe gjenocidin serb, apo Batoni që kërkon t’i falen ato?

“Albini që punon për të qeverisur gjithë Kosovën, edhe veriun, apo Batoni që, me shkop tregues në hartë, dëshiron t’i falë territore Serbisë? Albini që nuk ia jep dorën Vuçiqit, apo Batoni dhe shefi i tij, kryeministri i Tiranës, që ‘puthen në buzë’ me presidentin serb?!” Tani kush punon për Serbinë? Kurti që vazhdon e dënon krimet dhe gjenocidin serb në Kosovë? Apo Batoni që kërkon t’i falen asaj këto krime? Kush është me Serbinë: Albini që punon për ta qeverisur gjithë Kosovën, edhe veriun e saj, apo Batoni që dëshiron, me shkop tregues në hartë, t’i falë territore Serbisë?! Kush punon për Serbinë: Albini që nuk ia jep dorën Vuçiqit, apo Batoni dhe shefi i tij, kryeministri në Tiranë, të cilët “puthen në buzë” me Aleksandër Vuçiq?!”, përfundoi profesori.

Kujtojmë se, analisti Baton Haxhiu, në një intervistë për ABC Neës, e akuzoi kryeministrin në detyrë Albin Kurti për populizëm dhe “delir politik”, duke thënë se me veprimet e tij rrezikon pavarësinë e Kosovës dhe Pakon e Ahtisarit.

Në paraqitjen e tij televizive, Baton Haxhiu deklaroi se Kurti “është i paarsyeshëm politikisht”, se “pavarësia e Kosovës është ndërtuar mbi Pakon e Ahtisarit” dhe se çdo tentim për ta kaluar atë “rrezikon gjithçka që është krijuar”. Ai shtoi se “evropianët dhe amerikanët janë të shqetësuar” dhe paralajmëroi se ambasadat e Kosovës mund të degradohen në “nivel të dytë e të tretë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *