OPINIONTË FUNDIT

“Shpërthen” Gëzim Mekuli: Rama dhe opozita në një linjë me Serbinë kundër Kosovës – fotot flasin vet!

Gazetari Gëzim Mekuli ka akuzuar një pjesë të mediave dhe analistëve në Prishtinë e Tiranë se po ushqehen nga propaganda serbe.

Ai thekson se narrativat kundër kryeministrit Albin Kurti, të prodhuara nga opozita dhe grupet politike, janë të ngjashme me propagandën e Serbisë.

Sipas Mekulit, qëllimi i tyre është i njëjtë: të goditet pavarësia e Kosovës dhe të sabotohet politika që i reziston presioneve serbe.

Postimi i plotë:

Ja pse e them se shumica e mediave dhe analistëve në Prishtinë e Tiranë ushqehen nga propaganda serbe.

1. Shikoni fotografinë e parë të propagandës serbe në New York: ‘Kurti dhe regjimi i tij po arrestojnë e po shqetësojnë fëmijët serbë’.

2.Tani shikoni fotografinë e dytë, të prodhuar nga opozita dhe banda e Edi Ramës, dhe krahasoni me ‘analistin’ e radhës, Xhevdet Smakiqin nga Prishtina, i cili thotë se ‘Kurti do të hyjë në listën e zezë të Amerikës për përndjekjen e serbëve’.

A ka ndonjë dallim midis propagandës së Serbisë dhe asaj të opozitës, mediave të tyre dhe bandave të Edi Ramës? Të gjitha janë të bashkuara në një mision: të godasin pavarësinë e Kosovës dhe të sabotojnë politikat që po i rezistojnë fashizmit serb.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *