TË FUNDIT

Bulliqi në takim me arsimtarët dhe personelin shëndetësor: Jemi bashkë në çdo sferë të jetës

Shpejtim Bulliqi, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Podujevën, ka marrë mbështetje të fuqishme nga personeli arsimor dhe shëndetësor në tubimin e mbajtur sonte.

Ai theksoi punën e bërë në ndërtimin e shkollave, çerdheve dhe përmirësimin e kushteve për mësimdhënie, si dhe avancimet në shëndetësi me pajisje moderne dhe infrastrukturë të re.

Personeli arsimor dhe shëndetësor vlerësuan ndryshimet e prekshme të qeverisjes dhe shprehën përkrahjen për vazhdimin e këtij rrugëtimi.

“Jemi bashkë për arsimin, shëndetësinë dhe secilën sferë të jetës,” tha Bulliqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *