OPINIONTË FUNDIT

“53 miIionë, si ndodhi?”- Hafiz ShaIa i kundërpërgjigjet PaI Lekajt: Kurti po suImohet nga bandat hajduto-kriminaIe

Veprimtari shqiptaro-amerikan, Hafiz Shala, ka reaguar pas deklaratës së deputetit të AAK-së, Pal Lekaj, i cili tha se kryeministri Albin Kurti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të ketë takime vetëm “nëpër korridore”.

Në kundërpërgjigjen e tij, Shala ka theksuar se urrejtja ndaj Kurtit buron nga bandat hajduto-kriminale dhe nga ata që, sipas tij, kanë vjedhur shtetin e popullin, të cilët tani i frikësohen konfiskimit të pasurisë së përfituar në mënyrë të paligjshme.

“53 milionë. Si ndodhi? Urrejtja ndaj Kurtit, që fillon nga bandat hajduto-kriminale, dhe shtimi i sigurisë për Kryeministrin në detyrë, janë arsyeja pse hajdutët që e kanë vjedhur shtetin dhe popullin, për t’iu shmangur konfiskimit të pasurisë, janë në gjendje edhe të organizojnë atentate. I vetmi njeri që mund të sjellë rend e rregull është ai i cili nuk i ka futur duart në thesin e varfër të popullit. Kryeministri i vetëm në Ballkan, Evropë dhe më gjerë, i cili jeton me qira, që kur erdhi në pushtet nuk ia rriti pagën vetes si pararendësit e tij, por përkundrazi, ia uli pagën vetes”, u shpreh Shala.

Ai akuzoi opozitën për qëndrime pro-serbe dhe përpjekje për ta mbajtur shtetin nën kontroll përmes Listës Serbe dhe “vetos” kundër çdo vendimi shqiptar.

“Opozita e hapur pro-serbe, duke parë rrezikun se do të dalë lakuriq për hajninë dhe tradhtinë si mercenare e paprecedent, e sheh rrezikun nga eliminimi me votë nga populli. T’i dalësh krah Serbisë dhe të gërvallesh me të njëjtin slogan e ton me Serbinë, është akt qyqarllëku që shqiptaria e tribunëve dhe e heronjve tanë nuk e kujton”, theksoi Leka.

Mbetet në popull të vendosë: a e doni Serbinë brenda, a doni të jepni veriun, a doni që t’i nënshtroheni Listës serbo-shqipfolëse e cila po e mban nën kontroll shtetin edhe përmes “vetos” ndaj çdo gjëje shqiptare.

Ky është rezultati i mosvotimit kundër kësaj organizate terroriste në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve vetëm për inat të Kryeministrit në detyrë, z. Albin Kurti. Të ashtuquajturit (b)analistë nëpër televizione, të cilët i paguajnë 30-50 euro për të qepur e propaguar atë që nuk e ha as qeni e as lopa.

Popull i Dardanisë, ktheju mendjes dhe gjakut të derdhur për liri, sepse këta nuk e kanë atë hall. Ndëshkoni me votën tuaj dhe shpëtoni Dardaninë”, përfundoi Shala.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *