POLITIKATË FUNDIT

Ministri Maqedonci dhe Gjenerali Jashari pritën në takim ekipin e ISG-së nga SHBA

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i shoqëruar nga Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, së bashku me zyrtarë dhe oficerë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, pritën sot në takim ekipin e International Security Governance (ISG) nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ky ekip të qëndroi në Kosovë në mbështetje të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së për ushtrimin në tavolinë (Top Table Excercise – TTX) për fushën e logjistikës.

“Nga ekipi i ISG-së dhe FSK-së u njoftuam për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti. Të dalurat e këtij ushtrimi do të analizohen në të gjitha nivelet dhe do të zbatohen nga linjat përkatëse të MM-së dhe FSK-së”, theksoi mes tjerash ministri Maqedonci.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *