Kryeterroristi Radoiçiq i lirë në Beograd — Eksperti i sigurisë: Serbia po e mbështet hapur, ndërkombëtarët duhet të reagojnë
Ditë më parë, avokati serb, Çedomir Stojkoviq ka akuzuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq se ka angazhuar Milan Radoiçiqin dhe grupin e tij për të siguruar tubimet politike dhe rezidencën presidenciale.
“Aleksandar Vuçiq sërish ka angazhuar publikisht Milan Radoiçiqin që, së bashku me terroristët e tij, të organizojë dhe sigurojë kolonat e tij politike. Në tubimin e tij dje është xhiruar Milan Radoiçiq së bashku me anëtarët e grupit të tij (i cili në shtator 2023 kreu një sulm paramilitar/terrorist në Banjskë, Kosovë, sipas skenarit të Donbasit). Kjo është hera e dytë që pjesëtarët e kësaj organizate paramilitare shihen duke siguruar tubimet politike të Vuçiqit dhe rezidencën e tij”, ka shkruari ai.
E pas raportimeve se kryekrimineli Milan Radoiçiq po qarkullon i lirë në rrugët e Beogradit, eksperti i sigurisë Fidair Berisha po paralajmëron për rreziqe serioze duke kërkuar veprime të menjëhershme nga komuniteti ndërkombëtar dhe institucionet e Kosovës.
ImageFidair BerishaFoto galeri
Berisha në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka thënë se Radoiçiq dhe grupi i tij janë identifikuar publikisht në Beograd dhe se autoritetet atje i kanë dhënë hapësirën për t’u shfaqur në përkrahje të Vuçiqit.
“Kёto ditё nё rrugёt e Beogradit u identifikua kryekriminieli Radoiqiq dhe grupi i tij, natyrisht se mediumet i dhanё publicitet shfaqjes se tij meqё ai dhe grupi i tij tashmё dihet se janё grup kriminal dhe terrorist tё cilёt mё 24 shtator nё Banjskё sulmuan Policinё e Kosovёs duke vrarё njё polic dhe njёkohёsisht tentuan tё rrёnojnё rendin kushtetues tё shtetit tё Kosovёs. Pas kёtij akti terrorist pёrkundёr se organet e shtetit tё Kosovёs lёshuan urdhёrarrest pёr disa nga pёrsonat e njohur nga ky grup, shteti i Serbisё jo vetem se nuk bashkёpunon me bashkёsinё ndёrkombёtare pёr kapjen dhe dorёzimin e tij, por atyre u ёshtё mundёsuar akomodim dhe qёndrim komod nё Serbi, nj֯ёherit tani ati i mundёsohet tё del haptas nё pёrkrahje tё Presidentit Vuqiq”, ka thënë Berisha për “Bota sot”.
Tutje, Berisha vë në dukje se qëndrimet e Vuçiqit dhe marrëdhëniet e tij me listën serbe dhe figura si Radoiçiq kanë qenë të koordinuara prej kohësh dhe gjithmonë në dëm të Kosovës.
“Sipas asaj qё shifet Vuqiq pёr tё qёndruar nё pushtet nuk po zgjedh mёnyrё e as mjete duke bashkёpunuar qoft nevoja edhe me ‘’djallin’’.Vuqiq ka humb njё pjesё tё madhe tё besimit qytetar, ndёrsa ka besim tё plotё te krimineli Radoiqiq dhe kjo e dёshmon faktin se prej kur ai qёndron nё pushtet Radoiçiq dhe lista serbe kanё qenë nё koordinim tё plotё me Vuçiqin gjithmonё nё dёm tё Kosovёs. Veprimet dhe vendimet e deritanishme nga lista serbe kanё qenё tё orkestruara nga qarqet politike nё Beograd, gjegjёsisht nga krimineli Radoiçiq s’bashku me Presidentin Vuçiq”, ka theksuar Berisha.
I shqetësuar për pasojat, Berisha e konsideron si të pashpjegueshëm mosveprimin e komunitetit ndërkombëtar.
“Bazuar nё politikёn e deritanishme tё Vuçiqit nё raport me Kosovёn,nuk me habit fakti pse ai e pёrdorё Radoiqiq-in deri nё kёtё masё, mirёpo ёshtё pёr tu brengonsur pse bashkёsia ndёrkomёtare nuk ndёrmerr asnjё veprim pёr kёtё qёshtje, madje asnjё diskutim e lere mё ndonjё presion pёr sulmin terrorist tё kryer gati njё vit mё parё”, ka nënvizuar ai.
Sipas tij, Kosova ende mbetet target i sulmeve dhe luftёs hibride nga Serbia, andaj nё aspektin ndёrkombёtar kёrkohet veprim diplomatik mё proaktiv, ndёrsa nё planin e mbrendshёm kёrkohet strategji e mirёfilltë.
“Por fillimisht duhet tё ketë unifikim të tё gjithё spektrit politik kundrejt rreziqeve tё mundshme, si dhe vigjilencё tё shtuar nga institucionet pёrgjegjёse tё sigurisё sepse nuk bёhet fjalё vetёm pёr njё grup kriminal dhe terrorist apo individ tё caktuar, kёtu kemi tё bёjm me njё simbiozё nё mes tё kreut tё shtetit Serb Presidentit Vuqiq me grupe kriminale e terroriste, nё rastin konkret terroristin Radoiqiq si dhe persona tjerё nga shёrbimi i Bia-s serbe dhe bashkёpunёtoreve tё tyre nё Kosovё”, ka përfunduar eksperti i sigurisë Fidair Berishs.