OPINIONTË FUNDIT

Pse opozita duket e kënaqur për vendimin e pezullimit të përkohshëm të dialogut strategjik me SHBA-të?

Pushteti, zotëri, pushteti! Atë që nuk është e zonja ta realizojë me mjete demokratike të brendshme, opozita e synon me ndihmën e jashtme. Aq shumë është dhënë ajo pas pushtetit, sa e tejkalon mesazhin e asaj fabulës së dhelprës për rrushtë e papjekur! Më bëri përshtypje të jashtëzakonshme se si e komentonte p.sh Vlora Çitaku vendimin e komunikuar nga ambasada amerikane në Prishtinë për pezullimin e këtij dialogu. Ajo thotë se “Hashim Thaçi i vendosi nga Pashtriku marrëdhëniet me SHBA-të”. Me siguri duke mbajtur në memorie një foto në takim me Holbrooke në nisje të luftës së UÇK-së. Kësisoj dështakët përdorin episodet e simbilokat për të fshehur psillëqet e mëdha kundër Kosovës. E gjitha kjo duket si fushatë elektorale, me të cilën fshihet veprimtaria e Hashimit dhe e Vlorës për ndarjen e Kosovës. Por nejse! Edhe ata që donin zhbërjen e shtetit, madje edhe spiunët, kanë të drejtë të dalin në publik e të thonë se “Ne jemi të virgjër, së paku më të virgjër sesa Albini”!

Ndërkohë një “analist” e kishte bërë kryeministrin Kurti aleat të Rusisë. Dukej sikur mezi priste që Kurti të dilte në publik e të thoshte “Po jam në anën e Vladimir Putin, kundër SHBA-ve”! Edhe ky në funksion të pushtetit! Dhe të dyja këto raste kanë ndikimin horizontal dhe atë vertikal. Nga pikëpamja horizontale synohet që zgjedhësit në Kosovë të besojnë se Albin Kurti “është kundër Amerikës dhe Europës” e për pasojë ai “i dëmton interesat e Kosovës”! Ka plot intelektualë në Kosovë që e besojnë këtë narrativë. Madje thonë se “Keni për të parë! Albini është njeriu i Serbisë në Kosovë”! Disa qëndrimin e Kurtit të pakompromis me Serbinë e interpretojnë si akt që synon të krijojë alibi në Beograd për rikthimin e Serbisë në Kosovë. Ekstremi prodhon qëndrime ekstreme, thonë ata.

Ok! Edhe kjo logjikë funksionon! Çfarë prodhoi kompromisi me Serbinë i paraardhësve të Albin Kurtit? Ndaj nuk mund ta imitojmë një logjikë të tillë në marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë. Së paku prej vitit 2011 kur kanë filluar bisedimet për të ashtuquajturat çeshtjet teknike e deri më sot, lidershipi i Kosovës ka bërë vetëm lëshime mdaj Serbisë, madje lëshime politike e deri territoriale. Gjithnjë në emër të stabilokracisë dhe që mos të krijohej alibia serbe për qëndrime radikale kundër Kosovës. Për t’u heq si pro-amerikanë, megjithëse prapa shpine luanin me Amerikën. Dhe ëfarë prodhoi kjo politikë? Asgjë, përveç kriminalitet, vila gjashtëmilion dollarëshe në veri të vendit për kryeterroristin serb, Radioçiq dhe destabilitet të vazhdueshëm. Prodhoi dakordësi me Beogradin për ta ndarë Kosovën, për të harruar krimet e liftës dhe në këmbim më pas që Beogradi të pajtohej me shuarjen e Gjykatës Speciale të Kosovës në Hagë.

Ardhja e Albin Kurtit i ndryshoi ekuilibrat. Tani marrim vesh gjithashtu se në mbështetje të politikave të lëshimeve deri me territore për Serbinë paskan qenë edhe ndërkombëtarët. Europianë, që vendosën masa kundër Kosovës dhe amerikanët që herë ngrijnë dhe herë shkrijnë dialogun strategjik. Ndërkohë faktin që Kurti nuk është si Thaçi, Vlora Çitaku e intepreton si ves të kryeministrit të sotëm. Në fakt ves i politikanit është rendja pas pushtetit edhe me koston e territorit të vendit. Kjo do të thotë se nëse ish-opozita merr pushtetin, Kosova rikthehet te politikat pro-serbe të Hashim Thaçit, për të cilin duhet besuar se prapa asaj fotos me Holbrooke qëndronte shërbimi i fshehtë francez. E se kush qëndron në lidhje të ngushtë me shërbimin sekret të Francës, kjo tashmë është e njohur nga shqiptarët, sidomos ata të Kosovës!

Nëse dikush thotë se Kurti është pro-rus dhe pro-serb, pse kundërshton “këshillat” e disa aleatëve për kompromise me Serbinë, atëherë ai dikushi duhet të thotë edhe se Thaçi është pro-perendimor, anti-serb dhe atdhetar, pasiqë pranoi kompromisin e ndarjes së Kosovës midis Serbisë dhe Shqipërisë. Këtu merr përgjigje edhe akuza e Vlorës se “Kurti i ka acaruar marrëdhoniet me Shqipërinë”! Ajo e di se shkaku i këtij acarimi është angazhimi i aleatit të saj, Edi Rama, për ndarjen e Kosovës, mbështetja që kryeministri i Shqipërisë i dha Serbisë e të drejtës së saj në Kosovë, mbështetja me arrogancë kundër Kosovës në inisictivën e Open Balkan etj. Vlora duhet të kujtojë nëntorin e vitit 2018, kur Rama i tha Haradinajt “GOMAR”, pse Haradinaj i thoshte Thaçit dhe Ramës “TRADHTAR”! Opozita duhet ta ndajë mendjen: – Ose është Kurti “tradhtar”, ose janë eksponentët e saj “tregtar” të trojeve të Kosovës! Të dyja nuk shkojnë bashkë!

Kush dëshiron ballafaqim në këtë dy dilema e narrativa, jam i gatshëm të dialogoj në të gjitha format e mënyrat! Por ideiotësitë e kësaj natyre, sa herë amerikanët apo europianët duan ta joshin Serbinë në anën e tyre e në dëm të Kosovës, nuk duhet të përhapen në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *