OPINIONTË FUNDIT

Kimete Berisha: Zemërimi i ShBA-së duket i zbrazët, kush i ka thënë që duam dialog?

Shkruan në Facebook, Kimete Berisha:

Të dua shumë, por s’dua të flas me ty!

Amerika e ka ndërprerë Monologun Strategjik me Kosovën, që ata e quajnë Dialog!
Amerika thotë se e do Kosovën shumë, por nuk do të flasë me të.
Po, është kontradiktore.
Po unë? E njëjta gjë.
E dua shumë, por s’dua të flas me një person që provokon e manipulon…
dhe nuk do t’i flas, edhe nëse toka dhe qielli bashkohen.
Ky nuk është thjesht zemërim.
Është ndjesia se nëse unë nuk mund ta kontrolloj atë…pastaj nuk mund ta kontrolloj as veten.
Tjetër shpjegim nuk kam për momentin.
Amerika, në zemërimin e saj me Albin Kurtin, tenton të izolojë Albin Kurtin nga populli.
Kur populli dëgjon se Amerika nuk i flet Kurtit, krijohet frikë…
Ideja është e thjeshtë dhe origjinale: je me Albin Kurtin apo me Amerikën?
Në këtë lojë, Amerika e bën Kurtin… Amerikë.
Zemërimi i Amerikës duket i zbrazët, kontradiktor dhe kopje emocionale.
Nuk ka arsyetim logjik.
Kush i ka thënë Amerikës se populli i Kosovës dëshiron dialog?
Dialog për çfarë?
Shqiptarët jetojnë nga paqartësia dhe nga rrenat… nuk dialogojnë shqiptarët mes vete, e jo me serbët.
Strategjia jonë nuk është Dialogu, por Monologu!
Kudo ku dialogojnë dy veta, përfundon me shamje dhe rrahje.
Kudo ku vendos veç njëri, ka razi mes njerëzve.
Dallimi mes meje dhe Amerikës është i papërfillshëm:
Amerika thotë se dialogu mund të kthehet “kur të vijë koha”, pra, kur gjërat të bëhen sipas saj.
E…Unë, vetëm jam shkëputur nga agresori emocional, pa asnjë kërkesë dhe s’ka kthim mbrapa.
Ky qëndrim i imi ekstrem më bën të dukem ortodokse, por më mirë ortodokse.
Në zemërimin e saj me Albin Kurtin, Amerika ka një qëllim të qartë…dhe qëllimin e cakton ajo.
Unë nuk kam qëllim të përbashkët me ‘agresorin tim emocional’.
Thjesht zhdukem, dhe lë të kuptohet se nuk ka më përgjigje nga unë.
Koha do ta tregojë a kam qëllim.
Amerika thotë se mbetet e përkushtuar në Kosovë, por vetëm kur Ne të sillemi siç duan Ata.
Unë kam mbyllur dyert e mia.
Agresori emocional mund të sillet si të dojë, por s’ka më përgjigje nga unë.
Se…Sa herë flas, ndjej sikur gjuaj xhevahire para derrave.
Dialogu Strategjik nuk u prish sepse nuk pati Dialog, por u prish sepse pati Dialog.
Nuk bëhet fjalë për Dialog Strategjik, por për Monolog Strategjik.
Amerika gjithmonë ka folur vet me vete.
Sa për mua, unë ndjehem superfuqi:
kur flas, nuk dua që muhabeti të zgjatet dhe fjalët e mia të vihen në dyshim.
Arroganca ime është amerikane, s’shkoj në debate apo emisione, sepse ndjej se ‘di’ më shumë se çdo njeri që njoh.
Askush nuk mund të më tregojë mua diçka “të Re’!
Gabimi Strategjik i Albin Kurtit është se flet pa marrë leje në Ambasadë.
Por…në zgjedhje do ta mund edhe opozitën “amerikane”.
Ashtu si agresori emocional që mund të më mund mua… po jo tani.
P.S. Autorja, e rritur nga dy prindër Akrep (në zodiak)…Pra, asi që nuk i shprehin emocionet…edhe nëse i kanë.

E kjo do të thotë se Dashuria nuk trashëgohet!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *