Kritikoi Kurtin, QorroIIi i kthehet BIushit me tone të forta: Kur të shkruash përralla me insekte, mos i servirni si analiza
Në reagimin e tij të fortë ndaj shkrimit kritik të Ben Blushit, Vigan Qorrolli doli në mbrojtje të vendosur ndaj qeverisë së Albin Kurtit dhe zhvillimeve politike në Kosovë.
Duke përdorur një gjuhë të drejtpërdrejtë dhe retorikë të mprehtë, Qorrolli e kundërshton mënyrën se si Blushi e portretizon realitetin politik në Kosovë, veccmas kritikave dhe akuzave të mëdha që ia bëri kryeminsitrit Kurti.
Qorrolli në postimin e tij në Facebook, ia përmendi edhe krahasimin që Kurtit ia bëri me Hoxhën.
“Ju thoni se Kosova “është në konfIikt me Amerikën”, por e dini mirë se trupat amerikane janë këtu më të pranishme se kurrë. Ju thoni se “është nën embargo”, por e dini mirë se Kosova eksporton më shumë se çdo herë tjetër. Ju thoni se “është në depresion”, por harroni se pikërisht klientelizmi e plaçkitja e miqve tuaj e futi këtë vend në depresion dhe jo një qeveri që guxoi të prekë të paprekshmit.
E keni fiksim të krahasoni me Enver Hoxhën, sikur Kosova është diktaturë. Ky është kulmi i cinizmit: të krahasosh një lider të zgjedhur, me një tiran që e mbylli Shqipërinë me tela me gjemba. Krahasimi juaj është i shëmtuar, njësoj si fletrrufetë e diktaturës që ju sot, paradoksalisht, po i imitoni”, shkroi ai, përcjell “Bota sot”.
Shkrimi i plotë
Përgjigje fletrrufes së Ben Blushit
Zoti Blushi,
ju që dikur bënit letërsi dhe sot bëni zoologji, harroni një gjë të thjeshtë: Kosova nuk është as kopsht insektesh, as fermë korbash, por një vend i lirë që e ka derdhur gjakun për lirinë e vet.
Ju mund të shpikni fjalë si “albinsekt”, të pikturoni sqepa e kthetra, të ngjisni epitete groteske, por kjo nuk është analizë politike, është thjesht mëria e një shkrimtari të lodhur që nuk ka më lexues, ndaj shpik armiq imagjinarë.
Po të kishit pak ndershmëri intelektuale, do ta pranonit këtë:
– Qeveria e Kurtit uli korrupsionin sistemik.
– Tenderët nuk janë më bankë e oligarkëve.
– Doganat dhe tatimet mbushin buxhetin më shumë se kurrë.
– Fshatarët e thjeshtë përfitojnë subvencione që nuk i panë kurrë më parë.
– Sistemi arsimor e shëndetësor morën për herë të parë frymë.
Këto nuk janë metafora të ishullit tënd të vdekur, por fakte konkrete. Dhe faktet ju djegin, ndaj shpikni korba për t’i mbuluar.
Ju thoni se Kosova “është në konflikt me Amerikën”, por e dini mirë se trupat amerikane janë këtu më të pranishme se kurrë. Ju thoni se “është nën embargo”, por e dini mirë se Kosova eksporton më shumë se çdo herë tjetër. Ju thoni se “është në depresion”, por harroni se pikërisht klientelizmi e plaçkitja e miqve tuaj e futi këtë vend në depresion dhe jo një qeveri që guxoi të prekë të paprekshmit.
E keni fiksim të krahasoni me Enver Hoxhën, sikur Kosova është diktaturë. Ky është kulmi i cinizmit: të krahasosh një lider të zgjedhur, me një tiran që e mbylli Shqipërinë me tela me gjemba. Krahasimi juaj është i shëmtuar, njësoj si fletrrufetë e diktaturës që ju sot, paradoksalisht, po i imitoni.
E pse qenka i ndershëm Albin Kurti?
Sepse nuk bleu asnjë vilë.
Sepse nuk bleu asnjë media.
Sepse nuk bleu asnjë gazetar që t’i shkruajë himne.
Sepse nuk bleu asnjë shkrimtar të dështuar për t’i bërë fletushka.
Ndershmëria nuk është të mos marrësh një laps. Ndershmëria është të mos ia marrësh një populli shpresën. Dhe këtë Albini nuk e bëri.
Sepse Albini nuk bëri atë që bënë të gjithë para tij: nuk e ktheu Kosovën në bankë të klaneve.
Po, Kosova ka plagë. Po, Kosova ka varfëri. Po, Kosova ka emigrim.
Por këto nuk i shpiku ai. I gjeti këtu. Dhe për herë të parë, dikush nuk i përdori për të ngritur vilën e vet, por për të thyer zinxhirët e tyre.
Mund të shkruash libra me epitete, mund të sajojsh fjalë të shëmtuara, por nuk mund të mbulosh një të vërtetë të thjeshtë: Kosova nuk është më ajo e djehit. Tenderët nuk shpërndahen më nëpër shtëpitë e oligarkëve. Doganat nuk janë më kasafortë e klaneve. Buxheti nuk është më një bankë për pushtetarët. Ky është ndryshimi fundamental që ti dhe sojnikët e tu në Prishtinë, nuk do e gëlltitni kurrë.
Prandaj, Ben, kur të shkruash përralla me insekte, mos i servirni si analiza. Shkruani romane, aty ku e keni vendin, nëse ju ka mbetur ende ndonjë lexues.