TË FUNDIT

Dikur ministrat e Serbisë mburreshin duke prerë shirita të postës serbe në Graçanicë, sot Kosova e vulos sovranitetin

Kështu ishte titulli në një artikull të publikuar në BIRN më 23 dhjetor të vitit 2008, disa muaj pasi që Kosova e kishte shpallur pavarësinë, shkruan KosovaNews

“Dy ministra serbë prenë shiritin në një zyrë postare në qytetin e Graçanicës në Kosovë të hënën, një veprim që synon të tregojë kontrollin e Beogradit mbi zonat serbe të ish-provincës së tij.” vijonte brendësia e lajmit në atë kohë.

Këtë lajm me plot pompozitet e kishte publikuar edhe qeveria e Serbisë, në web-faqen e tyre zyrtare.

Atë ditë, dy ministra të Serbisë, ai për “Kosovë e Metohi”, Goran Bogdanoviç dhe i vetëqeverisjes lokale Milan Markoviç, vetëm disa kilometra larg Prishtinës e prenë shiritin e “qendrës të re për post-telekom”, e cila sipas tyre to t’ë lidhëte Kosovën me “pjesën tjetër të Serbisë”. Ishte koha kur ministrat e Serbisë hynin e dilnin në e nga Kosova, sa herë të donin, kurse instutucionet paralele le që nuk mbylleshin, por edhe modernizoheshin me investime nga Serbia e priteshin shirita në kësi rastesh.

Ndërkohë me ardhjen e qeverisë Kurti 16 vite më pas, gjërat ndryshuan katërcipërisht. Në gusht të vitit 2024 dhe në janar të vitit 2025, institucionet e Kosovës mbyllën zyrat postare të Serbisë e ato të bankës “Kursimorja Postare” (të Serbisë), të cilat operonin në vendin tonë pa liçencë nga rregullarori përkatës e në objekte të uzurpuara të Postës së Kosovës.

Sot, Posta e Kosovës filloj punën për ofrimin e shërbimeve në këtë ndërtesë në qendër të qytetit të Graçanicës ku si fillim u hoq tabela e shkruar në gjuhën çirilice serbe që ishte vendosur aty 17 vite më parë kur këtë objekt e kishte përuruar ministri i Serbisë Goran Bogdanoviç.

Padyshim që sot, secili qytetar i Kosovës pa dallim duhet të mburret me Republikën e Kosovës e cila po e shtrinë sovranitetin gjithandej vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *