Dikur kryetar, sot merret me pula në Kosovë
Tërë jetën me sport!
Si futbollist e si notar, pastaj sekretar i përgjithshëm i Federatës së Notit dhe më vonë edhe kryetar i këtij institucioni, por që u largua me ndërskamca dhe padrejtësisht nga kjo pozitë.
Është Astrit Haliti.
Aktualisht trajner por përkujdeset edhe për pula, një gjest shembullor i tij.
Ndonëse pulat nuk janë të tij por sa herë që kalon atypari dhe takon, i ushqen në shenjë respekti ndaj shpezëve.
Haliti ndihet krenarë që i ushqen pulat, një kryevepër madhështore e tij
“Pak fushatë”, ka shkruar Haliti në profilin e tij në facebook.
Ka qenë prej kryetarëve më parimorë nga të gjitha federatat sportive!
Kur fliste për notin, gjithmonë thoshte: Mos t’i ekzagjerojmë gjërat sepse ky është realiteti i sportit.