Jusuf Thaçi: “Zajednica” është “Zajednicë” – me deklarimin e sontëm të Kurtit, kjo qeveri s’ka legjitimitet
Jusuf Thaçi: “Zajednica” është “Zajednicë” – me deklarimin e sontëm të Kurtit, kjo qeveri s’ka legjitimitet
Ish-zëvendës-ministri i Arsimit në Qeverinë Kurti I, Jusuf Thaçi ka reaguar pas deklarimit të sontëm të kryeministrit Kurti, lidhur me atë se në marrëveshjen e arritur në Ohër, ka Asociacion.
Thaçi, duke shfrytëzuar rrjetin social “Facebook”, pohoi se “Zajednica” është “Zajednicë” dhe si e tillë është e papranueshme, përcjell lajmi.net.
“Bazuar në atë që deklaroi sonte kryeministri Kurti në RTK në lidhje me Zajdenicën/Asociacionin, që prej sonte kjo qeveri më nuk ka legjitimitet të qeverisë me vendin, sepse nuk përfaqëson më atë që e ka proklamuar në zgjedhje (edhe para zgjedhjeve) në lidhje me Zajdenicën, bile tashmë përfaqëson të kundërtën e asaj që ka premtuar në zgjedhje”, shkroi ndër tjerash ai.
Më poshtë edhe postimi i plotë: