Lirim Gashi shpërthen: Lirim Mehmetaj, zëri i Baton Haxhiut, po kërkon t’i japë Serbisë 25% të Kosovës
Analisti Lirim Gashi ka reaguar ashpër ndaj propozimit të gazetarit Lirim Mehmetaj, bashkëpunëtor i Baton Haxhiut, për ta trajtuar Kosovën si “Tirol i Jugut”.
Sipas tij, kjo ide është “politikisht tepër e rrezikshme dhe moralisht e papranueshme”, sepse i shërben agjendave të Beogradit dhe Moskës për copëtimin e Kosovë
Më poshtë, reagimi i plotë Lirim Gashit:
O Lirim Mehmetaj, KOSOVA NUK ËSHTË TIROL I JUGUT – ALARM PËR SHQIPTARËT E KOSOVËS
Të dashur motra dhe vëllezër ;
Ideja e Lirim Mehmetajt, për t’ia dhënë pakicës serbe, që përbën vetëm 3% të popullsisë sonë, 25% të territorit të Kosovës, jo vetëm që nuk është-realiste – ajo është politikisht tepër e rrezikshme dhe moralisht e papranueshme.
Krahasimi me Tirolin e Jugut është mashtrues, sepse aty autonomia u arrit pas dekadash negociatash e kompromisesh historike, duke marrë parasysh një demografi krejt tjetër.
Kosova, ndërkaq, ka një histori gjenocidi, spastrimi etnik dhe shtypjeje nga Serbia. Çdo dhurim territori do t’i minimizonte këto krime dhe do t’u jepte atyre legjitimitet politik, etik, moral, gjeografik dhe historik.
Politikisht, një zgjidhje e tillë do të shkatërronte sovranitetin tonë; filozofikisht dhe etikisht, kjo zgjidhje është e padrejtë – sepse injoron parimet e barazisë, drejtësisë dhe përgjegjësisë ndaj popullit shumicë.
Duhet të jemi vigjilentë ndaj Lirim Mehmetajt, megafonit të Baton Haxhiut, i cili promovon ide të tilla jo në interes të Kosovës, por për t’i kënaqur apetitet e shërbimeve sekrete në Beograd dhe Moskë.
Mësimi është i qartë: Kosova nuk mund të jetë Tirol i Jugut, sepse as Italia dhe as Austria nuk janë Serbi, ndërkaq Serbia është Mini-Rusi.
Çdo zgjidhje duhet të respektojë realitetin, historinë dhe të drejtat e shumicës shqiptare.
Pasqyra e të drejtave të pakicave në Tirol:
1. Konteksti historik:
Tirol (Itali) ishte pjesë e Austro-Hungarisë deri pas Luftës së Parë Botërore. Pas integrimit në Itali nën Mussolinin, u ndoq një politikë agresive italianizimi. Tirolezet gjermanë u diskriminuan dhe u shtypën. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, disa bashkëpunuan me Gjermaninë naziste, ndërsa të tjerët vuajtën nën sundimin nazist dhe fashist.
2. Të drejtat e pakicave sot:
Tirolezet gjermanë dhe latinë kanë të drejta të plota autonome. Këto të drejta u arritën pas negociatash të gjata politike me ndërmjetësim ndërkombëtar dhe pas marrjes parasysh të konflikteve historike.
Thelbësore:
Autonomia është rezultat i kompromisëve shumëvjeçarë, jo i kërkesave të njëanshme.
Pse kjo zgjidhje nuk mund të transferohet në Kosovë ?
1. Dallimet demografike:
Në Tirol, pakicat përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të popullsisë (~70% gjermanofolës).
Në Kosovë, serbët janë vetëm ~3%, por sipas propozimit të Lirim Mehmetajt, atyre do t’u takonin 25% të territorit. Kjo do të shkaktonte destabilizim të pariparueshëm politik, ekonomik dhe social.
2. Konteksti historik dhe moral:
Kosova ishte viktimë e disa gjenocideve dhe spastrimeve etnike nga Serbia gjatë shekullit XX, sidomos në vitet 1990. Çdo dhurim territori për serbët do të injoronte traumën historike të shumicës shqiptare dhe do t’i jepte legjitimitet dhunës. Ndryshe nga Tiroli, Kosova nuk ka pasur integrim paqësor në Serbi, por përndjekje, masakra dhe dëbime të vazhdueshme.
3. Aspektet politike dhe etike:
Implementimi i modelit të Tirolit do ta copëtonte dhe shpërbënte de facto Kosovën, si dhe do t’ia shkatërronte sovranitetin.
Kjo zgjidhje do t’u jepte serbëve ndikim disproporcional – gjë që është e papranueshme në aspektin politik, etik, demokratik, demografik, gjeografik, moral dhe historik.
4. Perspektiva filozofike:
Filozofët si Kant dhe Rawls theksojnë drejtësinë, barazinë dhe detyrën morale për të marrë parasysh traumën historike. Ideja për t’i dhënë një pakice shumë të vogël një të tretën e vendit injoron parimet themelore të drejtësisë dhe ekuilibrit.
5. Rreziku nga propozimi i Lirim Mehmetajt:
Ky propozim nuk i shërben interesit kombëtar, por interesit të shërbimeve sekrete në Beograd, siç tregojnë lidhjet e tij me Baton Haxhiun.
Ide të tilla minojnë bashkimin e shumicës shqiptare, destabilizojnë vendin dhe hapin rrugën për strategji revanshiste serbe.
Apel për shqiptarët e Kosovës:
Tiroli nuk mund të transferohet në Kosovë : historia, demografia, etika dhe morali dallojnë thelbësisht.
Pakica serbe në Kosovë nuk ka bazë legjitime për 25% të territorit kur përbën vetëm 3% të popullsisë.
Politikisht, kjo ide është tepër e rrezikshme:
Implementimi i saj do ta destabilizonte shtetin dhe do të rihapte trauma të vjetra.
Moralisht dhe etikisht, kjo ide është e papranueshme, sepse do t’i jepte legjitimitet dhunës historike.
Përgjegjësia jonë:
Shqiptarët duhet ta refuzojnë kategorikisht çdo zgjidhje që nuk bazohet në drejtësi, barazi dhe mbrojtje të popullsisë së vet.