Zvicerania që hulumtoi viktimat e gjenocidit në Kosovë, përmend historitë e dhimbshme
Në një intervistë dhënë për ‘Bota sot’, Nënkryetarja e Dytë në Parlamentin Kantonal të Bernës, Katharina Baumann, ka folur për kontributin e saj për viktimat e gjenocidit në Kosovë. Ajo ka folur për hulumtimet e saj dhe me modesti thotë se është një kontribut i vogël.
Zonja Baumann ka thënë se histori të tilla janë të rënda.
Lexoni intervistën e plotë:
Nënkryetarja e Parlamentit të Bernës që dha kontribut për viktimat e gjenocidit në Kosovë, flet për përvojat e dhimbshme
“Të quhet kontributi im “hulumtim” do të ishte paksa ekzagjerim. Por për shumë vite, kam qenë e angazhuar personalisht me rastet në mjedisin e prostitucionit dhe në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore. Aty has në histori që janë pothuajse të padurueshme”, thekson ajo.
“Lidhjet historike dhe kontekstet më të gjera, përfundimisht, të çojnë edhe te gjenocidi në Kosovë, mes shumë faktorëve të tjerë”, shton Baumann.
ImageKatharina BaumannFoto galeri
Ndërkaq e pyetur se ҫfarë ju ka bërë më shumë përshtypje gjatë punës suaj në rastet që lidhen me Kosovën, ajo thotë historitë personale e kanë prekur shumë.
Ai thotë se ata që ndajnë historitë e tyre të dhunës, duhen pasur guxim dhe forcë.
“Historitë personale dhe hapja e njerëzve më prekin dhe më impresionojnë thellë. Çdo formë shtypjeje dhe abuzimi ndaj qenieve njerëzore duhet të dënohet pa ekuivok. Për fat të keq, historia botërore ka ndjekur një kurs tjetër. Të dëshmosh, të ndjesh me tjetrin dhe të ndash barrën e tij kërkon guxim dhe force”, vlerëson ajo për ‘Bota sot’.