Kryeziu mbështet hapur Bashën: Dimali e mban Berat Buzhalën në xhep të vogël…!
Ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu ka reaguar pas zgjedhjes së Dimal Bashës si kryetar i Kuvendit të Kosovës.
Ai mbështeti Bashën dhe reagoi ndaj atyre që shprehën kritika ndaj kryeparlamentarit të ri të Kuvendit, duke e cilësuar atë si “analfabet”.
Sipas Kryeziut, kritikat ndaj Bashës janë shpesh të motivuara nga paragjykime klasore dhe arrogancë elitare, më shumë sesa nga e vërteta.
Kryeziu shkroi edhe për shkollimin e Dimal Bashës, derisa ua radhiti disa argumete kritikëve të tij.
recommended by
Prostamid
Уролозите во шок! Го убива простатитисот за 2 ноќи!
Дознај повеќе
“Pra, kur e shikon hollë e hollë, Dimalin e kanë shpallur analfabetë, sepse nuk u pëlqen fytyra e tij, prejardhja e tij, mënyra si vishet, apo edhe fakti që Dimali nuk është pjesë e klubit të tyre.
Le t’i futemi me radhë, nëse p.sh Berat Buzhalës, i cili ka dy ditë që tallet me Dimalin, nuk i pëlqen fytyra e Dimalit, Berati le ta shikon veten në pasqyrë. E për talljen me dijen e Dimalit, me këto shkolla që Dimali i paska kryer, dhe më përvojën institucionale në SHBA, Dimali po e mbajtka Berat Buzhalën në xhep të vogël”, shkroi ish-kryetari i Kushtetueses, përcjell “Bota sot”.
Shkrimi i plotë
Dimal Basha nuk është analfabet, përkundrazi…
E bëra një hulumtim për Dimal Bashën, Kryetarin e ri të Kuvendit, dhe ja çka më doli. U habita dhe u ndjeva keq pse, pa i ditur këto gjëra, ndonjëherë edhe unë jam bërë pjesë e tallavasë së talljeve me personalitetin e tij.
Studimet e larta Dimal Basha i paska përfunduar në “John Jay College of Criminal Justice” në Neë York, duke diplomuar në drejtimin “E Drejta Penale Ndërkombëtare.” Për ata që nuk e dinë ky kolegj është universitet publik, ndër më të mirët në SHBA për drejtimin “Drejtësi kriminale”.
Dimal Bashka gjithashtu paska përfunduar studimet Master në Marrëdhënie Ndërkombëtare, me fokus në “Konflikt dhe Siguri,” në Universitetin “The Neë School University,” po ashtu në Neë York, një universitet privat i akredituar që nga viti 1960, me një performansë solide akademike të fokusuar në inovacion dhe mendim ndryshe.
Dimali po ashtu paska punuar në zyrën e ish-Kongresmenit Eliot Engel, si dhe si Analist i të Dhënave Kualitative në Gjykatën Federale të ShBA-së. Që të dyja këto nuk janë aspak gjëra të vogla, sepse në këto dy zyra nuk futesh me të njohshëm e as me kushërinj.
Dimal Basha padyshim që është një militant i flaktë i VETËVENDOSJEs, i lirë nga goja dhe zhurmaxhi, ndoshta i frymëzuar nga Presidenti Trump, por analfabet definitivisht nuk është, përkundrazi.
Po kush e nxori këtë nofkën “analfabet”, apo “i padenjë”, “i padijshëm”, që të gjitha këto stigma që i dëgjojmë e lexojmë përditë për Dimalin?
Snobët e Prishtinës, një amalgam i krijuar nga pasardhësit e familjeve titiste që jetojnë të bindur se privilegjet u takojnë vetvetiu, pastaj elitat e vetëshpallura si të gjithëdijshme dhe patronë të mendimit e vlerësimit publik, që defilojnë në studio televizive dhe rrjete sociale duke përqeshur dynjanë.
Pra, kur e shikon hollë e hollë, Dimalin e kanë shpallur analfabetë, sepse nuk u pëlqen fytyra e tij, prejardhja e tij, mënyra si vishet, apo edhe fakti që Dimali nuk është pjesë e klubit të tyre.
Le t’i futemi me radhë, nëse p.sh Berat Buzhalës, i cili ka dy ditë që tallet me Dimalin, nuk i pëlqen fytyra e Dimalit, Berati le ta shikon veten në pasqyrë. E për talljen me dijen e Dimalit, me këto shkolla që Dimali i paska kryer, dhe më përvojën institucionale në SHBA, Dimali po e mbajtka Berat Buzhalën në xhep të vogël.