OPINIONTË FUNDIT

“Mashtrim publik” – Miftaraj kritikon ashpër PDK-në për votën kundër Dimal Bashës

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit në Kuvendin e Kosovës, ku nuk arriti të zgjidhet kryetari i ri i Kuvendit.

Përmes një postimi Facebook, Miftaraj kritikoi Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) për votimin kundër kandidatit të propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), duke e cilësuar këtë veprim si mashtrim publik dhe qëndrim jo parimor, veçanërisht pasi PDK kishte premtuar ndryshe para opinionit.

Shkrimi i plotë

LVV e ndërroi kandidatin për kryeparlamentar dhe propozoi një deputet që s’ka qenë pjesë e ekzekutivit.

Partia Demokratike e Kosovës votoi kundër edhe pse kishte premtuar ndryshe në publik. Qëndrim jo parimor dhe mashtrim publik.

Së paku LDK nga fillimi kanë qenë parimor se nuk do votojnë askënd nga LVV.

Arsyetimet koti pas seancës janë pa ndonjë vlerë. Kosova ka nevojë për Kuvend të konstituar për t’i hap rrugë formimit të qeverisë. Kosova ka nevojë për institucione legjitime për t’i dhënë fund kolapsit institucional.

PDK provoi, dështoi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *